Marrëveshje “Bankers”-Qeveri, kompanisë i zhbllokohen llogaritë

Dita

“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje, e cila i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare.

Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania.

Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 57 milionë dollarë.

Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare.

Share This Article
2 Comments
  • Pasi u Paguajt gjoba ose e ashtuquajtura Pasuria e Kokepalarave shqiptare……logarite zhbllokohen
    Cfare fati,ndryshe nga Bechetti…….

  • Ajo kompani duhet larguar sepse ajo po vjedh shqiptaret ne mes te dites ne shuma skandsloze

    Ajo ja genjyer per investimet ne menyre qe fitimin qe merr nga shitja e naftes ta mai te gjithe per vete

    Ajo komoani nxjerr reth 500 milion dollare fitime ne vit dhe gjysmen e tyre duhej tja jepte shtetit shqiptar , mirpo ajo genjen duke thene se nuk jane shlyer investimet qe gjasme ajo ja bere dhe ndaj ajo kompnani nga fitimi i saj i jep shtetit tone vetem 10% , por edhe ket shum nuk e paguan
    Kur nderkaq kjo kompani kriminake ju jep nepunesve te saj te huaj oaga nga 50 mik deri ne 100 mij dollare ne muaj

    PS duhet te bej te pamunduren qe ket kompani ta largoj sa me shpejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *