Pollo: AMA ndalon spotin e PD nëpër TV private

redaktor

Deputeti demokrat dhe kryetari i komisionit të Medias, Genc Pollo tha sot se AMA po pengon transmetimin e reklamës së PD, e cila bën thirrje për daljen e qytetarëve në protestën e 8 Dhjetorit.

“Gent Sala, shefi i paligjshëm i AMA-s, urdhëron arbitrarisht mediat të bllokojnë spotin e PD para mitingut. Frika e Edi Rama tund Salën”. Kështu shkruan Pollo në Facebook. Më tej ai apelon median të transmetojnë spotin pasi urdhëri është arbitrar. “Liria e medias, e drejta e tubimit është primare. Protesta zbyth Ramën me monopolistët e tij”, shkruan ai.

Reagimi erdhi pas televizioni “Ora News” njoftoi shikuesit se është urdhëruar nga Agjencia e Mediave Audiovizive të ndalojë transmetimin e spotit të opozitës që fton qytetarët të dalin në protestën e 8 dhjetorit.

Por ajo që shihet qartë është spoti po transmetohet në çdo TV.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *