Arrestohet autori i fundit i grabitjes së karburanteve në Elbasan

Dita

Arrestohet personi i fundit i shpallur në kërkim për grabitjen e katër pikave të karburantit në Elbasan.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Endrit Goga 19 vjeç, banues në Cërrik.

Sipas policisë, “ky shtetas më datë 13.10.2015, ka vjedhur me dhunë, karburantin në Fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, kryer në bashkëpunim me dy shtetasit e arrestuar më parë Ligjërim Qosja dhe Analdo Balashi.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *