Sa do vazhdoje kjo farsë djallëzore?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Nuk e di se sa e kanë parë mbrëmë seancën katrahurë të Parlamentit Shqiptar. Nuk mendoj se kanë qenë të shumtë ata që kanë dëgjuar thashethemnajën e iniciuar me aq “sukses” nga i kudondodhuri në kësi rastesh, doktori ynë, që mos të qëlloftë në rrugicë! Po diskutoheshin shifrat e buxhetit. Natyrisht, megjithëse në vija të përgjithshme e disi të pakuptueshme, ishin pjesë e interesimit publik.

Mirëpo a të linte dogu? Ai ka aftësinë ta kthejë aty për aty çdo bisedë sado parimore qoftë, në profesionin e tij djallëzor të thashethemeve. Ky lloj mjeshtri nuk i ushtron më kot aftësitë e tij të rralla në këtë fushë. Heq vëmendjen nga çështje me rëndësi duke e futur parlamentin në hullinë e llafeve boshe e të një nervozizmi krejt të panevojshëm e degradues.

Kurth i neveritshëm nga një njeri me epitet të tillë. Ama këtij zotërie kjo taktikë deri më sot i ka ecur. Është mirë e bukur dhe bile ka të drejtë edhe të buzëqeshë me një ironi përbuzëse pas shfaqjes së ndyrë. Aferim i qoftë! Tepër i veçantë në llojin e vet ky dogu. Nuk e di sa kohë ky njeri do të vazhdoje të diskreditojë këtë parlament. Ama meqë është zgjedhur nga ne, turpi na prek të gjithëve. Sa do të vazhdoje kjo farsë djallëzore e tij, askush s’e di. Ndoshta Zoti i jep zgjidhje. Të shpresojmë! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *