Trupi i pajetë i një personi është gjetur nga kalimtarë të rastit pasditen e sotme në liqenin e Ohrit, në Pogradec.
Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mashkull rreth 25 vjeç, identitet i të cilit ende nuk dihet.
Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut dhe identifikimin e tij.
