“Bota ka qenë vetëm një hap larg një lufte bërthamore”. Kjo gjë pohohet 20 vjet më vonë nga ana e Bruce Riedel, ishagjent i CIAs, duke i referuar një dokumenti top secret të përgatitut në vitin 1999 nga Sandy Berger, zyrtar i inteligjencës amerikane dhe ishkëshilltar për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte Bill Clinton.
Dy vendet të cilat ishin në prag të një përplasje bërthamore, kanë qenë India dhe Pakistani. Kryeministri i atëhershëm pakistanez, Navaz Sharif, që pas disa ditësh do të takonte pikërisht Clinton, sipas CIAs, kishte urdhëruar drejtuesit ushtarakë për të përgatitut arsenalin atomic për ta përdorur kundër Indisë. Marrëdhëniet e Pakistanit dhe Indisë atëherë ishin më të acaruara se kurrë dhe nga momenti në moment pritej që mes tyre të niste lufta.
Tensioni në Shtëpinë e Bardhë pas këtyre informacioneve në vëna në dispozicion nga CIA ishte në maksimum. Ishte presioni i Uashingtonit ndaj Pakistanit, që shmangu nisjen e një lufte e cila do të ishte katastrofike.
