Zgjedhjet në Forumin Rinor përplasin kandidatin e Berishës me të Bashës

Saimir Lleshi

Në Tiranë po zhvillohet sot gara për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në garë janë tre emra, Belind Këlliçi, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj, kjo e fundit e ka të humbur garën tashmë.

Po çfarë po ndodh me garën e të rinjve demokratë?

Nga zgjedhjet e zhvilluara në 19 zona të vendit, Këlliçi është në avantazh me mbi 380 vota, ndërsa gara në Tiranë do të vendosë përfundimisht për fituesin.

Kandidati Belind Këlliçi ka punuar në Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka drejtuar departamentin e ish-të përndjekurve politikë në Partinë Demokratike.

Në radhët e demokratëve, ai përflitet se ka mbështetjen e fortë të ish-kreut të PD Berisha, ndikimi i të cilit në PD është ende tejet i madh.

Këlliçi është dhëndri i këshilltarit të kryeministri Rama, Artan Shkreli dhe deputetes Ledi Shamku. Për Këlliçin ka punuar fort Arban Ristani dhe Flamur Noka.

Ndërkohë, kandidati i dytë, Ervin Salianji mbështetet nga Basha dhe është i “grupit të Çilit” (disa të rinj të futur në PD falë lidhjes së shkurtër mes administratorit universitar Henri Cili dhe Bashës).

Edhe ky i ri ka punuar gjithashtu në Bashkinë e Tiranës përreth dy vite.

Ai është një nga të rinjtë që ka hyrë në Partinë Demokratike pas ardhjes së Lulzim Bashës në krye të kësaj partie. /Dita/

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *