Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit si Stine.
Ai goditi mbrëmjen e shkuar me sende të forta këngëtarin tjetër Flori Mumajesi teksa po merrnin pjesë në finalen e festivalit Kënga Magjike.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur menjëherë pas mbarimit të eventit, ku këngëtari Flori ka marrë disa lëndime, çka i është dashur të shkojë në spital për të marrë mjekim.
Ndërkohë, në ndihmë të Florit ka hyrë reperi Stresi, ndërsa këngëtari Altin Goci ka tentuar të qetësojë gjakrat. Mendohet se shkak i sherrit mes dy këngëtarëve kanë qenë votimet për këngët.
Megjithëse Stine i kishte dhënë shumë pikë kolegut të tij, Mumajesi i kishte dhënë atij vetëm dy pikë. Tashmë, Stine akuzohet për plagosje të lehtë me dashje dhe sipas Nenit 89 të Kodit Penal, rrezikon deri në 2 vjet burg, gjë që rrallë jepet dënimi maksimal. /Dita/

pse mos i jepet denimi neser mund te vrase dike
Llumi, llumi. Behen te famshem njerez koti. Pa nje pike vlere. Si disa qe nxjerrin bythen. Kjo eshte shoqeria e sotme. Dhe sistemi i sotem.
Kenga tragjike ! thuaj.