Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Kur Berisha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së pavijonit me foto dhe objekte të ndryshme të periudhës së komunizmit, të titulluar “Terrori komunist në Shqipëri”, në Muzeun Kombëtar, medias i ka shpëtuar një detaj. Një e përditshme pranë qeverisë, ndoshta nga pakujdesia, ka botuar një foto që mund të jetë në një nga stendat e këtij pavijoni. Aty shfaqet Sali Berisha në krah të Hysni e Vito Kapos në Paris, në vitin 1977. Bashkë me ta është edhe Hasan Luçi, rezidenti i sigurimit në ambasadën tonë në Paris. Të katër pozojnë të lumtur përpara Kullës Ejfel. Hasan Luçi ka rrëfyer për Gazetën Shqiptare për sulmin mbi ambasadën tonë në Paris, duke akuzuar se pas eksplozivit qëndronte Leka Zogu. Për të ilustruar karrierën e tij në Paris ai ka sjellë foto të tij me nomenklaturën, mes tyre një me Berishën dhe Hysni e Vito Kapon. Fotoja i shtohet koleksionit të Berishës me fëmijët e diktatorit. Pse të mos vendosen dhe këto foto tek ai pavijon?

Patjeter duhet te vendosen fotot qe propozoni por duhet te vendoset edhe per krijimin e nje pavioni me te madh se ai i komunizmit per krimet e sali berishes qe zeroi shtetin, ushtrine,policine,ekonomine te shoqeruara me mijra krime postkomuniste .E ku jane gje krimet e komunizmit ne krahasim me ato te sali beurishes. Ky bastard coi ne zero gjithe mundin dhe djersen e shqiptareve te krijuara per 50- vjet me radhe. Eshte turpi i turpeve qe per krimet e sali berishes te mos kete nje pavion te madh sa gjysma e siperfaqes se Beogradit .Turp e kaluar turpit !