Terbuni gjen fitoren e dyte sezonale dhe nje gje te tille e ben ndaj nje rivali direkt ne luften per mbijetese.
Pukjanet kaluan 1-0 Flamurtarin ne Puke fale nje goli te shenuar nga Malindi ne pjesen e dyte. Nje sukses qe e ben me intrigante garen per mbijetese pasi debutuesit nga Puka barazojne me 10 pike vlonjatet qe po kalojne nje moment shume te veshtire. Ndeshja nisi e qete nga te dyja skuadrat.
Sinjalin e pare e dhane vendasit me Monen ne minuten e 12 por goditja e lojtarit vendas nuk perfundoi ne kuadrat. 9 minuta me pas Sadushi replikoi me nje goditje me koke por arbitri e cilesoi ne pozicion jashte loje. Ne te 23 Dhrami iu afrua golit por goditja e tij doli jashte. Pak sekoda me vone i njejti protagonist preku rrjeten e jashtme. Gjate fraksionit te dyte Terbuni e rriti presionin duke gjetur golin ne minute e 65 me Malindin qe sigloi rrjeten e dyte personale ne kete sezon. Minutat e mbetura dhuruan pak emocione pasi Terbuni u mbyll mire ne mbrojtje duke arritur nje sukses shume te rendesishem.
