Komani dhe Fierza / Një udhëtim mbresëlënës në liqenet e veriut të Shqipërisë

Dita

Askujt, madje as imagjinatës më ekstreme dhe më të guximshme të krijuesit legjendar të eposit të Kreshnikëve të Veriut, nuk do t’i kishte shkuar kurrë ndër mend të “ngjitej deti në mal” dhe  të bëheshin bashkë Zanat e malit me Sirenat e ujit. Por ja që sot ky është një realitet me liqenjtë e Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës, të cilët, me një panoramë magjepsëse, zënë të gjithë luginën e Drinit. Të krijuar nga digat e hidrocentraleve si rregullatorë të furnizimit me ujë të këtyre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, liqenet shërbejnë edhe si nyje lidhëse mes banorëve të rretheve Kukës, Tropojë, Has dhe Pukë me një korridor lundrimi ujor të papërsëritshëm me traget dhe mjete të tjera ujore. Udhëtimi me anije në liqenin e Komanit kalon përmes malesh që arrjnë 1000-1500 metra lartësi me brigje të mrekullueshëm dhe të ndërlidhur, ku me vështirësi gjen ndonjë shenjë të veprimtarisë njerëzore në brigje. Peizazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze dhe të ofron një pamje që nuk mund ta gjesh askund tjetër në vendin tonë. Duke lundruar në këta liqene harron se funksioni dhe destinacioni i tyre kryesor është tjetër gjë, është drita elektrike që kemi në çdo shtëpi, dhe se udhëtimi në të është i fundit për nga rëndësia, është, si të thuash, një “qelepir”, që siç thotë populli, për hatër të borzilokut pi ujë edhe vazua. Rruga ujore ka shpëtuar krahina të tëra, por ajo është kthyer në një atraksion mbresëlënës turistik. Itenerari ujor Komn-Fierzë është një shëtitje e mrekullueshme, një përvojë unike dhe e rrallë që sjell relaks dhe kënaqësi të papërshkruar.

Duke udhëtuar në këtë segment përrallor mbetesh pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet e veshura me gjelbërim, thyerjet dhe reflekset e dritës që krijon uji me rrezet e diellit, gjarpërimi i ujit kur futet nëpër shkëmbinjtë që dikur ishin shpate luginash.

Për t’i ardhur në ndihmë turistëve e vendasve janë vënë në funksionim mjete lundrimi për pasagjerë, makina e mallra. Janë rreth 40 km që përshkohen për rreth 3 orë. Për vendësit ndoshta kjo është e mërzitshme dhe nuk kanë ndonjë ndiesi të veçantë, pasi e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë, por për vizitorin apo turistin, udhëtimi nuk duhet të mbarojë kurrë.  Çdo ditë trageti Koman-Fierzë-Koman ofron udhëtime në kushte shumë të mira, që lehtësojnë lëvizjen e popullsisë së kësaj zone e të udhëtarëve që duan të shkojnë në veri të vendit. Në traget gjen edhe shërbimin e barit dhe ushqim të shpejtë.

Krahas natyrës, këtu mund të vizitohen veprat gjigande energjetike, Hidrocentralit të Fierzës dhe Komanit, duke marrë leje paraprake nga autoritetet përkatëse. Hidrocentralet janë me të vërtetë objekte madhështore që ofrojnë supriza pa fund gjatë eksplorimit të tyre deri në 170 metra në thellësi.

Itinerari i udhëtimit

138890Udhëtimi nga Tirana në drejtim të Tropojës, zgjat afërsisht tetë orë dhe sipas itinerarit që ndiqet, përshkon rrugë që kalojnë në tokë dhe në liqen. Itinerari më i përdorur dhe më i zakonshëm, është ai i cili kalon nëpër rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër, kthen në Bushat aty ku lexoni tabelën turistike “Koman”, dhe vazhdon në Mjedë-Vau i Dejës-Koman-Fierzë (udhëtimi me traget Koman-Fierzë), pastaj vazhdohet për në Bajram Curri. Ky itinerar interesant, përveçse ju mban të lidhur me natyrën, ju çon drejt një destinacioni me degëzime të pafund, që shkojnë në Pukë, në Kukës, në Tropojë e Valbonë, e nëse doni, edhe në krejt veriun e Shqipërisë.

Ininerari i dytë është ai që shtrihet tërësisht në rrugë tokësore. Ky itinerar njihet ndryshe si “rruga e Qafës së Malit”. Udha vazhdon duke ndjekur drejtimin e lëvizjes së itinerarit të parë deri në Milot. Më pas rrugëtimi ndahet për të hyrë në udhën që të shpie në qytetin e Pukës, kalon aty, e me pas nga Malësia e Mirditës vazhdon në veri të vendit, pranë Kukësit dhe ndahet në drejtim të Tropojës. Mesatarisht udhëtimi në të dy linjat, zgjat tetë orë, megjithëse itinerati i Qafës së Malit me një ecje të zakonshme mesatare prej 80 kilometra në orë, mund të përfundojë shtatë orë pas nisjes në Tiranë në rast se ndalesat rrugës nuk janë të gjata.

Është për të ardhur keq, mungesa e një organizimi më të mirë e ka lënë disi nën hije shfrytëzimin turistik të kësaj zone me potenciale të fuqishme, që po të shfrytëzoheshin edhe në mënyrë të pjesshme, do të ndikonin drejtpërdrejt në të ardhurat ekonomike të të gjithë zonës.

Rreth e rrotull, në tokë dhe në ujë

Me krijimin e liqenit, u shtua sipërfaqja e uji çka ka bërë edhe një zbutje të klimës në të dy brigjet. Bimësia këtu është e dendur dhe e harlisur. Në shpatet e maleve mbi liqen gjen të gjithë llojet e drurëve, shkurreve dhe barishteve, karakteristike të lpeve. Liqeni i Fierzës është i pasur me peshq të llojeve të ndryshme. Pas përfundimit të digës dhe mbushjes së basenit me ujë, fauna e Liqenit të Fierzës u shtua me lloje të ndryshme peshqish, si ballëgjeri, krapi e luçiperka që u hodhën si rasatë dhe gjetën një mjedis shumë të përshtatshëm për t’u shumuar e ushqyer. Krijimi i liqenit solli dhe zhdukjen e peshqve që më parë popullonin lumin Drin si trofta, ngjala e peshqë të ujërave të rrjedhshëm, por favorizoi rritjen e peshqve të liqeneve. Gjitarët ujorë që jetojnë në ujërat e Liqenit të Fierzës, janë lundërzat. Gjithashtu krijimi i liqenit bëri të mundur dhe rritjen e midhjeve të vogla të ujrave të ëmbla.

Komani

Hidrocentrali

largea_vau-daje1436782004Hidrocentrali i Komanit është hidrocentrali i tretë dhe më i madhi mbi lumin Drin, në Grykën e Melgunit në mbi fshatin Koman në Shkodër. Ka mbajtur emrin e udhëheqësit të Partisë së Punës të kohës kur është ndërtuar, Enver Hoxha. Më pas ky emër i është hequr dhe i është vënë thjesht emri Hidrocentrali i Komanit. Ve të ndërtimit. Është një nga hidrocentralët më të mëdhenj të Evropës si për nga fuqia e vendosur e hidrocentralit ashtu edhe nga përmasat e veprave të punime. Punimet e ndërtimit filluan në vitin 1979 dhe përfunduan në vitin 1985. Disa nga vëllimet kryesore të ndërtimit të hidrocentralit janë; gërmimet sipërfaqësore 364 000 m kub, mbushje në digë 5 milionë metra kub, betonime 750 000 metro kub, konstruksione metalike dhe pajisje teknologjike 25 000 tonë. Parametrat kryesorë hidroenergjetikë janë: lrtësia e rënies së ujit 96 metra, prurja e ujit për turbinat 720 metra kub në sekondë, fuqia e vendosur 600 000 kW, ka katër turbina dhe prodhon 2 miliardë kah energji elektrike në vit.

Liqeni

Një nga tre liqenet artificiale të kaskadës së lumit Drin të krijur më 1985 me ndërtimin e digës në grykën e ngushtë të Melgunit në Koman. Diga e lartë 113 metra që mbyll këtë grykë,  ka krijuar një liqen me vëllim të përgjithshëm 4555 milionë metra kub ujë dhe sipërfaqe të pasqyrës së ujit rreth 12 mijë km katror në kuatën 172 metra mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale arrin në 110 metra. Forma e përzgjatur e pasqyrës së liqenit prej 36 km e gjatë nga Komani në Fierzë ndjek konturet e relievit të luginës kryesore dhe luginave të dyta në të cilat është formuar. Sipërfaqja e përgjithëshme e pellgut të lumi Drin në koman është 11 020 km katror dhe bën pjesë në zonë me klimë kontinentale mesdhetare me reshje të bollshme në stinën dimrit. Liqeni veç prodhimit të energjisë elektrike përdoret edhe për peshkim dhe transport mallrash dhe udhëtarësh me tragete.

Fierza

Hidrocentrali

Hidrocentrali i Fierzës është i dyti i ndërtuar mbi lumin Drin pranë fshatit Fierzë. Është quajtur hidrocentrali “Drita e Partisë”, pasi është ndërtuar në kohëne komunizmit. Tani i është hequr ky emër dhe quhet thjesht, Hidrocentrali i Fierzës. Hidrocentrali ka një fuqi të vendosur prej 500 mijë kW, me katër agregate me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike me rreth 1.8 miliardë kWh. Filloi të ndërtohej në nëntor të vitit 1971 dhe u vu në shfrytëzim në vitin 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr, dhe bërthamë deltine e lartë 166 m, sistemin e sjelljes së ujit me veprën e marrjes dhe katër tunelet e turbinave, ndërtesën e centralit dhe nënstacionin elektrik, dy tunelet e shkarkimit të prurjeve më të mëdha, dy tunelet e devijimit të lumit gjatë ndërtimit. Diga krijon një rezervuar, liqenin e Fierzës me vllim 2.7 miliardë metro kub ujë

Liqeni

Ujëmbajtësi artificial i krijuar më 1979 me ndërtimin e digës së hidrocentralit të quajtur në atë kohë,  “Drita e Partisë”. Ky liqen u krijua mbi lumin Drin, në Fierzë, pas bashkimit të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi. Shërben për rregullimin e rrjedhjes së këtij lumi për hidrocentralin. Liqeni i Fierzës ka lartësinë 167 m, sipërfaqe të pasqyrës së ujërave 72.5 km katror, thellësinë më të madhe 128 m dhe vëllimin 2.7 miliardë metro kub ujë. Forma e përzgjatur e pasqyrës së liqenit ndjek konturet luginave në të cilat është formuar. Sipërfaqja e përgjithshme pellgut ujëmbledhës të tij është 11829 km katror, ndërsa lartësia983 m. Si rrjedhojë ujërat janë relativisht të ftohta. Liqeni shfrytëzohet për peshkim. Është i zhvilluar edhe transporti i brendshëm ujor me traget për pasagjerë e mallra. Në brigjet lindore është ndërtuar Kukësi i Ri, ps përmbytjes të Të Vjetrit.

Vau i Dejës

Liqeni i Vaut të Dejës ndodhet vetëm 23 km larg Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 24.7 km, me thellësi maksimale 52 m, formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin më 1971, ku është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës me 250 kW/orë. Liqeni është magjepsës për nga bukuria. Kur kalon nëpër gryka të ngushta malesh, brigje pyjesh ose dukurish interesante karsti, të krijohet një ndjenjë gëzim. Liqeni shërben edhe për transport, peshkim e turizëm. Për shkak të hidrocentralit, në mes të liqenit është formuar edhe ishulli i Shurdhahut ose ishulli i Sardës, në zonën e të cilit në mesjetë sundonte dinastia e Dukagjinëve. Edhe sot ju mund të shikoni aty rrënojat e kishës së dikurshme dhe murin rrethues të fortesës.

Arkeologji

Kultura e Komanit

120 vjet më parë konsullin francez në Shkodër, por edhe një arkeolog klasi në vitet 1893 – 1899, Zhyl Aleksandrë Degrand, është çuditur me dy gjëra në këtë trevë, që edhe kanë qenë  zbulimet e mëdha të tij, Sarda dhe Komani, që më pas u studiuan edhe nga të tjerë. Degrand habitet që në këtë anë si Sarda nuk jetojnë më njerëz, në një qytezë kaq me emër që përmëndet nga historiani i lashtë Etienne i Bazancit dhe gjeografë të tjerë të kohës antike. Ptolemeo shkruan për banorët “Sardiotae”, Straboni grek për “Sardiaci”, Plini romak për “Sardiatoc”…

Degrand ndalet gjatë te zbulimet arkeologjike, por edhe ato që ka parë vetë në Koman dhe që lidhen me antikitetin deri edhe te Troja e lashtë. Ai sjell të dhëna interesante, të cilat më pas kanë shërbyer për një studim më të thellë të Kulturës së Komanit, e cila lulëzoi në Shqipërinë Veriore e të Mesme në shekujt VI-VIII.  E ka marrë emrin nga fshati Koman i rrethit të Pukës, ku u zbulua për herë të parë një një varrezë të Dalmaces. Kërkimet në varrezën e Krujës, të kalasë së Dalmaces, të varrezave të Buklit në Mirditë, të Lezhës dhe të tjera më të vogla kanë zgjeruar njohuritë për këtë kulturë. Kultura e Komanit është zbuluar edhe  në vendet fqinjë, në Mjelë, Mali i Zi, në Afionëë të Korfuzit etj. Nga të dhënat arkeologjike, materialet më të pasura janë zbuluar në nekropolin pranë fshatit Koman që ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën e Pukës, jo shumë larg luginës së Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit u zbuluan edhe në vende të tjera të Shqipërisë si brënda në Krujë, në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë. Kultura materiale u zbuluar në këto vende ka marrë prej kohësh në historiografi emrin Kultura e Komanit. Objektet e kësaj kulture u zbuluan për herën e parë në Koman më 1898. Ato u gjetën në një shumicë varresh që bënin pjesë në nekropolin e një qëndre banimi të lashtë, sot të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. Tani është provur plotësisht se kultura e Komanit i takon Mesjetës së hershme dhe se bartës të saj janë banorë vendas autoktonë, arbrit.

Share This Article
16 Comments
    • E kish emrin Enver
      Shum i poshter se ka bere krime nga me cnjerezoret
      1 Zhduki analfabetizmin
      2 Mbylli gjakmarrjet
      3 Hapi universitetet
      4 Pushkatoi tradhtaret dhe kelyshet e tyre
      5 Dhe me è tmerrshmja eshte se elektrifikoi te gjithe vendin
      Hajde diktator hajde
      Shif Sal Berishovic shpirt njeriu

      • kush ishin tradhetaret??? ata qe luftuan per te themeluar shtetin shqipetar…apo ata qe peshperiten per kushtet mjerane ne Shqiperi …nese Berisha ishte Kriminel, kjo nuk do me thene qe Enveri ishte me i mire…zaten ca si puna jote jane VEMJE e duke qenese Enveri u beri nenen tnai i thoni BABA…

        • Tradhetare ishin
          1 Ata politikane te asaj kohe qe e kishin lene popullin ne mjerim dhe erresire Thjeshte sa per te kujtuar myzeqeja ishte e tera kenete mushkonja dhe balte
          2 Ata qelbesira lejuan pushtmin e Shqiperise
          3 Ata qelbesira qe shiten Shen Naunin
          4 Balli Kombetar qe bashkunoi me italianet dhe gjermanet duke varare e teruruar bijte e Shqiperise
          Mos harro mor zoteri qe un vrane 28 mie deshmore
          Dhe nqse bejme llogarite i bie qe e pakta 13 mije familje ti vrare nje pjestar i tyre
          Me dy fjale i bie qe ne LNCL te kete marre pjese e pakta 70% e pupullsise shqiptare
          Prandaj ju bijte e krimbave mos mendoni se kemi harruar gjakun e derdhur
          Ai gjak ishte i kuq qe juve akoma sot e kesaj dite ju tmerron
          Ndersa i juaji ngjyre muti spese ishit tradhetare
          Più rrace muti

      • Ju komentues me emrin Aaa,Master Chess Player!

        Jeni njesoj si ISIt fanatike qe i sjellin gjithe botes neveri.
        Me fanatike te tille injoranta qe i puthnin kembet Enverit ai tallte gjithmone bythen me gishtin e mesit.

        Ju kujtoni se bota lindi me 1945???
        Dhe ne ate date lindi gjuha shqipe, lindi Dielli, linden satemet tuaja.
        Kurse se kush e solli dhe i brojti kulturen tone, zakonet tona, kush dha gjekun per tja bere hazer Enverit shtetin qe egjeti gati, nuk i dini sepse jeni kopilat e mbetur jetime te Diktatures.

        Ju keni ngrene dhe hani akoma mutin Enverit dhe gjithe diten nxirrni vetem mut nga goja juaj e qelbur.

        Plehra te Tilla servilash i bente enveri dylberat e tije.
        Turp!
        dhe ne e dime mire se cfare la ai Enveri pas, pioneret e tije si ju ketu ne Forum, por edhe Edvinet,Berishat,Metajt, Nanot e te tjere.

        Kjo eshte fara e juaj e Don Kishoterve komunist!

        • @Tom
          O Tom, hipokriti i malsise
          Une te kam folur me fakte ndersa ti me dengla.
          Faktet jane kokeforte dhe si mohon dot as ti as 10 % i asaj klase te ciles ti i perket.
          Harrova te permend dhe nje fakt or Tom.
          Femijet deri ne moshen 14 vjeç shkonin me detyrim te shkolloheshin
          Tani shkojne me dhen e dhi-
          Or Tom
          Sa femije dhe te rinj e te reja kane vrare veten nga depresioni nga 1991 deri me sot???
          E pra or Tom un punoj me djersen e ballit dhe çdo gje e kam arritur ne jete me mund dhe sakrifica.
          Ti or Tom dhe 10% i klases nga e cila vjen ti jeni ca kameleon qe i ndrroni ngjyrat si tiu vije per mbare.
          Njehere merrni ngjyren e LEKUT PASTAJ TE EUROS DOLLARIT APO FLORIRIT.
          Ju dhe ata qe ju pollen s kishit ideale.
          Ju kishit pasion vetem per ngjyrat qe te permenda me siper.

  • KETO JANE NJE PJESE E LAPIDARIT UNLIMITED TE ENVER HOXHES

    Lavdia e tij, mbeti e paprekur,
    ju të gjallëve-pisa, u mund dhe i vdekur!

    Pesë vota që kishin,
    Edvinit ia dhanë,
    edhe pse Enverin,
    Edvini ua shan!
    Edhe pse babanë,
    komunist e kish,
    Enverin e shan,
    si shoku Berishë!
    Tani komunistët,
    janë strukur prej tmerrit,
    kanë frikë t’ia festojnë,
    ditëlindjen Enverit!
    Gjithmonë i bllokojnë,
    këtu komunistët,
    po kurrë probleme,
    s’kanë pasur zogistët!
    Dhe unë nuk jam kundër,
    ta kujtojnë sa janë,
    ata që Zogollin,
    një idhull e kanë!
    Unë Zogun s’e dua,
    gjithë Bota e di,
    por s’i them dot tjetrit:
    “Përse e do ti?!”
    Ky është pluralizmi,
    që u përurua,
    të mos jap hesap,
    kë dua-kë s’dua!
    Ky është pluralizmi,
    doni-apo s’doni,
    të mos imponohem,
    nga Besim Ndregjoni!
    Nga Besim Ndregjoni,
    dhe idiotë të tjerë,
    që bënë goxha pare,
    nga shoku Enver!
    Këta politikët,
    një ditë e bënë mirë,
    që veten e lidhën,
    vetë me zinxhirë!
    Për lirinë e tyre,
    çfarë nuk kurdisin,
    po lirinë time,
    nuk e llogarisin!
    Ata kanë të drejtë,
    me zinxhir të mbrohen,
    po s’kanë asnjë shans,
    të na imponohen!
    Ç’humor kur Sovranit,
    direkt i drejtohen:
    “Nga emri i Enverit,
    të gjithë provokohen!”
    Ja po e them unë,
    more mëndje hiç,
    unë nga Enver Hoxha,
    s’provokohem hiç!
    Kuptohet që ca,
    janë ftohur në bythë,
    në demokraci,
    nuk ka më: “Të gjithë!”
    Në demokraci,
    s’ka më vlerë uni,
    se vendin e tij,
    ka edhe majmuni!
    Enveri ka pasur,
    mijëra bythëlëpirës,
    që ja bënin dritë,
    si faqe e pasqyrës!
    Mijëra bythëlëpirës,
    ajo kohë kish,
    baltë-o baltë sheshi,
    si shoku Berishë!
    Ky që me urinën,
    e shokut Enver,
    çau atë kohë,
    dhe bëri karrierë!
    Kam thënë-që Enverit,
    një gjë kurrë s’i falet,
    që Sali Berishën,
    e shkuli nga malet!
    Atëherë bënte,
    mrekulli epoka,
    po malet dhe shpellat,
    s’ia shkuli nga koka!
    Na shurdhuat veshët,
    me ham e me hum,
    bëni për Enverin,
    një Referendum!
    Lavdia e tij,
    mbeti e paprekur,
    ju të gjallëve-pisa,
    u mund dhe i vdekur!
    U mund dhe i vdekur,
    e u bën hatanë,
    se ai punoi,
    veç për fukaranë!
    Dhe të gjithë Vatanin,
    e bëri një blind,
    dhe persekutoi,
    zero-pesë përqind!
    Zero pesë përqindshi,
    që na imponohet,
    që Enveri ynë,
    nga ne mos kujtohet!
    Që janë kaq të paktë,
    bëhet llogari,
    se kanë konkurruar,
    me dy-tre parti!
    Dhe s’kanë bërë kurrë,
    det e kiamet,
    se nuk kanë marrë dot,
    asnjë deputet!
    Askush nuk bën dot,
    tjetër llogari,
    as Sala s’i futi,
    kurrë në qeveri!
    Ata kanë të drejtë,
    atë kohë mos duan,
    sepse u burgosën,
    dhe u internuan!
    Po ne që Enverit,
    i pamë shumë të mira,
    s’kemi pse ta lidhim,
    veten me zinxhira!
    Enveri lartoi,
    një popull të tërë,
    e këta kështjella,
    po ngrënë në rërë!
    Them-sot tek Enveri,
    do shkojnë them unë,
    që të gjithë shqiptarët,
    që mbetën pa punë!
    Në Sharrë me mijëra,
    do shkojnë për besë,
    që të gjithë ata,
    që s’kanë asnjë shpresë!
    I shoh si po shkojnë,
    me lule në duar,
    të gjithë që ky shtet,
    keq i ka harruar!
    Gjithë ushtarakët,
    që s’kanë më ushtri,
    që s’ua zgjidhi hallet,
    as kjo qeveri!
    Të gjithë veteranët,
    të luftës-të punës,
    ata që Enveri,
    priu mes furtunës!
    Tek këta të gjithë,
    vendin unë e kam,
    dhe po të mos vemi,
    e paçim harram!
    De-o Enver Hoxha,
    që të kishim hekur,
    o mos kishe lindur,
    o mos kishe vdekur!
    Lavdia e tij,
    mbeti e paprekur,
    ju të gjallëve-pisa,
    u mund dhe i vdekur!

  • Te pershendes z. Master chess player per komentin.Kushi i beri? I BERI AI QE NUK VDES KURRE.BALLISTE-ZOGISTAVE TE GJALLE ,TE ZGJUAR DHE NE GJUME EDHE MBAS 30 VJETESH IU BEHET PRAPANICA SHKUME.

  • Si ka mundesi liqeni i komanit te kete siperfaqe 12 mije km /2
    Liqeni i Fierzes.Sipërfaqja e përgjithshme pellgut ujëmbledhës të tij është 11829 km katror.
    Liqeni e Vaut te Dejes sipërfaqe prej 24.7 km.
    Po ti mbledhim keto siperfaqe shuma rekordon (12000 + 11829 + 24.7) = 23853.7 km /2
    Siperfaqja e gjithe shqiperise asht 28 700 km/2
    I bajme diferencen (28 700 – 23 853.7 ) = 4846,3 km/2.
    Ju te gazetes dita ia keni qi nanen trollit Shqiptare.
    Keni fute gjithe shqiperine ne lugin te Drinit dhe 4846,3 km/2 nuk di se ku i keni mbeshtet.
    I keni dhane mundesi Berishes jo ti falin po te luej harllek me trojet shqiptare apo nuk asht sekser dhishe.
    Kjo tregon se sa serioz dhe korrekt jane gazetaret e shtypit shqiptare sot.Me siguri jane te shkolles se plepave Durres ose ne nuk dim se cfare lexojme e komentojme.Ose ose doni te nxjerrni kujin me lexuseit e shtypit.

  • Tek liqeni i Komanit eshte shkruar gabim 12 mije km kateror ndoshta duhet 12 km2 tek te tjeret mungon km2 eshte shkruar thjeshte km.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *