Mandela sërish i sëmurë, Zuma: Lutuni për të

anazapta

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është shtruar sërish në spital për një infeksion pulmonar. Shëndeti i fituesit të çmimit Nobel për paqen, 94 vjeç, është përkeqësuar sërish pas infeksionit të një muaji më parë, që e detyroi të qëndrojë disa ditë i shtruar në një spital në Pretoria.

Presidenti afrikanojugor, Jacob Zuma, i kërkoi popullit dhe mbarë botës të lutet për Mandelën, bëjnë të ditur mediat vendase. Ai ka kërkuar që shtypi të respektojë privatësinë e 94-vjeçarit simbol i luftës kundër aparteidit dhe të lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *