Organizatori dhe prezantuesi i ‘Kënga Magjike 2015’, Ardit Gjebrea ka folur për sherrin që ndodhi mes Flori Mumajesit dhe Stines mbrëmë pas Festivalit. Ndërsa kishte ftuar te ‘E diela Shqiptare’ këngëtarët që u vlerësuan me çmime gjatë këtij festivali, Arditi tha se i vjen keq për atë çka ndodhi mes dy djemve, këngëtarë. Ai nuk dëshiroi ta fshihte këtë incident, por tregoi se ka qenë Stine ai që ka goditur Florin me një gotë që kishte në dorë, ndërsa Mumajesi po shkonte te merrte makinën e tij në garazh.
Megjithatë Arditi tha se ka qenë në spital për të parë Florin dhe sigurioi se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij Flori po kurohet në një spital privat në Tiranë dhe ka vetëm një çarje të vogël në ballë, që nuk beson se do ti mbetet shenjë.
‘’E përshëndesim Florin, më erdhi keq për atë që ndodhi. Mbrëmë teksa ai shkoi të merrte makinën pati një zënkë me Stinen, i cili me gotën që kishte në dorë e qëlloi dhe e cau në ballë Florin. Ai tani është shumë mirë, ndodhet në spital, unë vajta e vizitova sot dhe është shumë mirë. Ka vetëm një shenjë në balë që në spitalin ku po kurohet nuk besoj se do i mbetet asnjë shenjë,’’ tha Arditi.

Koncert rrugacesh
Perfekt Koment !!!
Festival Kurvash e kurvaresh
I lumt Dora ,
Stine duhej me u shpall Fituesi Festivalit