Një e moshuar ia ka lënë trashëgimin e saj Guardia di Finanza-s, për respekt dhe mirënjohje. E vetmja gjë që ka kërkuar në këmbim ka qenë organizimi i funeralit. Adriana Carassali, vdiq në spital, ishte 102 vjeç, e ve dhe nuk kishte fëmijë.
Deri në moshën 60-vjeçare kishte punuar si sekretare. Ceremonia e funeralit është bërë në provincën Massa Carrara, Itali, në kishën e “Shën Pietrit”, ku mori pjesë një “delegacion i madh”, i shërbimit policor të Guardia di Finanza-s (GDF), që kishin marrë masat e nevojshme për organizimin e varrimit, sikur ajo të ishte një anëtare e familjes.
Policia ka mundur të përfitojë gjithçka nga 102-vjeçarja, si mobiliet, banesën, bizhuteritë e shtrenjta, paratë e futura në llogarinë bankare e gjithçka tjetër. Me 3 dhjetor, Adriana kërkoi noterin për të përpiluar trashëgiminë.

Me e bukura ne ate fotografi, eshte zonja e vjeter. U prefte ne paqe!
Ky njeri u prefte ne paqe me njerezit jo me kafshet. Respekt i madh per kete zonje te madhe.
I LUMTE ZONJES BERI NJE XHEST BAMIRES TE PAKTEN DIKU DO SHERBEJNE ATO LEKE