I nderuar lexues! Kalaja e Skraparit është një kështjellë mesjetare e ngritur mbi një kodër të lartë në jugperëndim të qytetit Çorovodë. Zotëron rrugën që kalonte nëpër luginën e Osumit. Njihet ndryshe edhe si “Kalaja e Gjenevizit”. Përmendet për herë të parë me rastin e thyerjes së bullgarëve më 1018 nga bizantinët. Më 1336, sipas kronistit bizantin Joan Kantakuzeni, kalaja e Skraparit ra në dorë të malësorëve arbëreshë gjatë përpjekjeve për të marrë qytetet e vendit që ishin në duart e bizantinëve. Kalaja vazhdoi të përdorej edhe pas pushtimit osman në shek.XVII nga E. Çelebiu.
