Sali Berisha, unë, një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, e doja atdheun ku ishit ju kryeministër, më shumë se ti dhe jam patriot shumë herë më shumë se ti që e ke shkatërruar këtë vend e vazhdon ta shkatërrosh. Sali Berisha, po të drejtohem publikisht me të gjithë forcën e zërit, të shpirtit, tërhiqu nga rruga e gabuar për ta futur përsëri vendin në qorrsokak, sepse Shqipëria nuk ka këllqe të durojë më prapësitë e tua, durimit i erdhi fundi dhe kupa u mbush. Po të drejtohem unë, qytetari i këtij vendi, sepse unë jam më patriot se ti dhe e dua më shumë atdheun se sa ti, sepse jam i biri i një ish-partizani të Luftës Nacional Çlirimtare dhe veteran i saj që ka luftuar me armë në dorë, por edhe që ka punuar dhe kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë, por edhe jam gati të luftoj, bile edhe të jap edhe jetën.
Jam një qytetar që zbatoj ligjet e këtij shteti e nuk i kam shkelur asnjëherë, dhe jo si ti që i ke vazhdon t’i shkelesh ligjet dhe Kushtetutën si të teket. Nuk e kam vjedhur atdheun, pronën publike dhe pasuritë e këtij vendi, nuk i ndaj njerëzit në të kuq, blu, jeshil apo të verdhë; sot nuk kam qëlluar asnjëri në jetën time, nuk kam vrarë, fyer, kërcënuar, sharë, hakmarrë; e pranoj gabimin, e pranoj humbjen, dështimin dhe jam shumë vjet dritë larg ndaj teje. T’i thashë këto dhe po të drejtohem edhe njëherë që të ndërpresësh rrugën e qorrsokakut, sepse na je bërë si miza e kalit që rri gjithë jetën në bythën e tij, dhe nuk e le asnjë minutë rehat këtë vend që e ka pësuar shumë nga prapësitë, fajet e krimet tuaja.
Letër e nënshkruar
Bujar Cani
