Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
“Partitë politike duhet të vdesin bashkë me njëshat e tyre!” Është në Italinë fqinjë parulla e ditës e sovranit italian që i ka braktisur tashmë në shumicë këto parti që i quan banda korrupsioni e kriminale, që pasurojnë vetveten dhe klanin e jo sovranin. Demokraci e drejtpërdrejtë, dëgjohet kudo thirrja e sotme, pa njësha, pa seli partish me burokratë e rroga të llahtarshme, financime prej xhepit të sovranit. Kjo duhet të jetë moto dite edhe në Shqipërinë tonë pas vdekjes politike të PD-së më 23 qershor dhe kriminelit Berisha ende pa ndëshkim.
Nuk ka vlerë më e shkuara që duhet ta studiojnë historianët, por e sotmja, ku koncepti klasor përplasës dhe kriminal “i majtë-i djathtë” duhet vdekur dhe sipër tij të rrijë i lirë sovrani, pa njësha drejtues, por me votën e tij në dorë të propozojë e më pas të zgjedhë Presidentin, Kryeministrin, deputetët, bashkiakët… pa kuota partie e urdhra totalitarësh për vjedhje vote. Kjo kohë është e nesërme, por duhet bërë shpejt e sotme. Ne kemi mundësi. Duhet lëvizje, por jo mbrapa.
