PR i bën thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e së martës

Saimir Lleshi

Partia Republikane u bën thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e datës 8 dhjetor në orën 11:00.

Sipas deklaratës, qytetarët duhet të protestojnë kundër arrogancës, për të ndaluar kthimin në të shkuarën e vjetër.

“Forca jonë i bën thirrje jo vetëm simpatizantëve të Partisë Republikane por të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, se ka ardhur koha të ngrihemi dhe të flasim me zërin e së vërtetës. Ti themi jo grabitjes së të sotmes dhe të nesërmes sonë. Të jemi si opozitë e bashkuar në ditën e rinisë në datën 8 dhjetor dhe të tregojmë se e ardhmja jonë është në rrezik”, thuhet në reagim.

“Situata ekonomike papunësia varfëria dhe mjerimi vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Biznesi ndihet përditë e më tepër i kërcënuar dhe monopolet e pushtetit kanë zaptuar ekonominë. Shqipëria vazhdon të renditet si vendi më i korruptuar në rajon trafikimi i drogës dhe është rrezik për sigurinë tonë dhe të familjeve tona”, thuhet më tej. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *