Me rastin e 25 vjetorit të rrëzimit të komunizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me studentë ekselentë dhe dekanë të universiteteve publike.
Në fjalën e mbajtur, Nishani ka hedhur kritika mbi qeverinë se nuk ka bërë asnjë aktivitet me rastin e kësaj date.
Sipas kreut të Shtetit, demokracia ende mbetet një sfidë shumë e madhe e shoqërisë për t’u ndërtuar.
“Mungesa e një bashkërendimi institucional dhe aktorëve shoqërorë nuk tregon civilizim, kjo padyshim që është një refleksion që duhet marrë si një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, për të qenë sa më të vërtetë, përndryshe unë, si qytetar i këtij vendi, si njeri i lirë, si prind, që dua ta shoh këtë vend shumë herë më mirë pas 5-10 vitesh, padyshim do reflektoja në këtë sens dhe s’mund të rrija pa marrë më pas përgjegjësitë institucionale. Ndaj gjykova për t’i dhënë profilin shtetëror celebrimit të një periudhe shumë të gjatë që kulmojnë me dhjetorin e 90-së, të merrja në patronazh dhe të nxisja krijimin e disa veprimtarive modeste por me një qëllim, për të mos harruar dhe për të transmetuar mos harresën tek ata që duhet ta përçojnë stafetën më tutje, që është brezi i ri”, tha Nishani.
Presidenti theksoi se krimet e periudhës së komunizmit duhet të hetohen dhe të zbardhen edhe me ligjet e kohës së sotme. “Diktatura hoxhiste nuk ra vetë, ajo u rrëzua dhe u shemb me guxim nga fuqia e rinisë…dhe ne sot çuditemi se si mund të jetonin me bukë thatë dhe ujë, nga këta që jetonin ferrin e kampeve të internimit,… 984 prej tyre vdiqën në këto kampe për shkak të torturave, 627 të tjerë u ekzekutuan, ende shumë prej tyre nuk janë gjetur për t’u varrosur në një varr normal si çdo njeri. Në çdo arkiv, këto akte a kanë dallim nga aktet barbare në Paris apo gjetke…a meritojnë këto akte të hetohen edhe me ligjet e kohës, jo për hakmarrje, revansh, por për drejtësi”, tha Nishani. /Dita/

Jo vetem ky eshte cyryk nga mend,por edhe keshilltaret i paska me cyryk se vehtja.Po si o qyp mund te te denoj une sot ty si Enverist,sepse e ke mbajtur ate prej tebeshiri ne kurriz,se i ke thurur lavde e i ke shtene drithmat kursanteve me emrin dhe figuren e tij,me ligjet e sotme?Nje shtet vepron me ligjet e nxjerra dhe gjykon mbi bazen e tyre.Ndryshimi i ligjeve nuk ka fuqi mbrapa vepruese.
Te gjykohen me ligjet e sotme as nuk diskutohet.Po,jo hakmarrje.
Nese behet hakmarrje.
Do te them qe pak ka ba minizmi per cfare e paskeni lype.
studentet “ekselente”…. o ju rente pika o gazetare, pa shkolle perderisa nuk dini shqip….
botoheni ta marrin vesh te gjithe per studentet ekselente???
Po more qyrravec ,nje ushtar benik I krimeve te S.Berishes.!
po,sa shekuj doni te mireni me te,kaluaren more idiotat smut mental dhe njerez te pa moral dhe tradhtare te flliqur.
Ne nje mendje me fteri dhe shqiptar sharri ? Ti ore debil president,- gjyko njehere krimet e saliut per shkaterrimin total te ekonomise dhe te shtetit shqiptar pastaj meru me nje sistem tjeter qe kishte ligjet e kohes dhe te politikes se vet.Idiotizem me te madh ligjor se na ke thene sot o qehajai i saliut nuk kisha degjuar ndonjehere. Jo po dil neser prape e na thuaj qe te gjykojme krimet e saliut me ligjet e Ahmet Zogut !? Te kripsha trute me shellire o Bujar mavria ?