Opozita protestë 5 orë. Policia njofton masat që do të merren

Saimir Lleshi

Gjatë ditës së martë do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin kryesor të kryeqytetit. Policia e Tiranës bëri me dije se bllokimi do të bëhet duke nisur ora 11:00 deri në orën 16:00.

Kjo do të thotë se protesta e opozitës do të zgjasë rreth 5 orë. Sipas njoftimit, bllokime do të ketë tek bulevardi Zogu i Parë, tek rruga e Kavajës dhe rruga e Dibrës. Ndërsa tek rruga e Elbasanit dhe bulevardi “Bajram Curri” do të ketë kufizime të qarkullimit.

Ndërkohë do të ndalohet parkimi tek sheshi “Skënderbej” dhe tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar deri tek sheshi Nënë Tereza, deri në orën 16:00. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *