Dy të rinj, motër dhe vëlla vendosën të ndryshojnë gjininë e tyre pasi ndjenin se nuk ndiheshin mirë me trupin që kishin.
Kur ishte vetëm tre vjeç, vajza Aly McGarrity kishte dëshirë të luante futboll me djemtë, kurse vëlla i i saj më i madh Russie, pesë vjeç, preferonte të vishej si vajzat dhe të luante me to.
“Më mirë të urrej veten sesa ta pëlqej për atë që nuk jam”, u thoshte ajo gjithmonë prindërve të saj.
Mamaja e tyre znj. McGarrity, nga Connecticut, thotë se ajo gjithmonë e dinte se fëmijët e saj ishin pak më ndryshe. Ajo dhe burri Russ, u shqetësuan kur Russie hyri në depresion. McGarrity tha se në shkollë mundoheshin të kuptonin shqetësimin e saj, por edhe e kërcënuan me përjashtim kur Russie bënte veprime të çuditshme si për shembull të shkonte në tualetin e vajzave.
