Do të protestoj edhe unë në 8 dhjetor kundër korrupsionit 200 milionësh të rrugës Durrës-Kukës! Edhe unë do protestoj kundër krimit të përbindshëm dhe të pandëshkuar të 21 janarit! Do protestoj edhe unë për faljen tradhtisht të një pjese të ujërave detare Greqisë! Këto janë disa nga ironitë e shpërndara nëpër internet lidhur me protestën e sotme të PD. Dhe të gjitha shigjetojnë liderin e protestës Lulzim Basha. Sepse në të gjitha këto korrupsione apo krime, ai ka qenë protagonist kryesor. Është ky një rast i rrallë në historinë e politikës kur një lider që organizon një proteste është bumerang i kësaj proteste.
***
Kur figura në lidershipin e PD si Eduard Selami, apo dhe Arben Imami vetëm dje, pohojnë se opozita nuk ngjall shpresë, kanë parasysh pikërisht këtë kundërthënie, këtë konflikt të së kaluarës së afërt të Bashës me idealet që pretendon të ndjekë. Basha ankohet kundër asaj që e quan arrogancë e qeverisë por nuk mund të fshehë dot faktin e arrogancës ekstreme, mishërim i së cilës ai vetë është. Arroganca nuk është gjë tjetër veçse besimi i verbër se njerëzit do t’i nënshtrohen vullnetit apo kapriçiove të tua. Dhe është arrogancë të besosh, si Basha, që shqiptarët do të të ndjekin pas në protestë “kundër korrupsionit” kur jo vetëm je i diskredituar në një super-skandal korruptiv prej qindra milionë eurosh, por edhe nuk je në gjendje të justifikosh pasurinë tënde personale. Dhe flet për luftë kundër “diktaturës së padrejtësisë” t’i që ju shmange gjykimit me lloj lloj trukesh dhe procedurash, t’i që je vetë produkt i kësaj diktature të padrejtësisë?! Është arrogancë të shpallësh se “gjithë populli shqiptar” po të ndjek në luftën për dekriminalizimin kur je vetë i përfshirë në krimin më të rëndë të tranzicionit, atë të vrasjes nga qeveria të protestuesve të pafajshëm në 21 janar. Por arroganca e lidershipit të PD kulmoi dje me kërcënimet e Berishës për revolucionin që sot do përmbysë qeverinë. Një arrogancë që cilësimin “demokratik” për revolucionin, e përdor vetëm si gjethe fiku për të maskuar dhunën antidemokratike. Një provë se shpresa e vetme e kësaj opozite që nuk ngjall shpresë, nuk është demokracia por dhuna dhe incidentet e dhunshme destabilizuese. Një zanat naziskin që Berisha ka treguar në këto 25 vjet se e njeh shumë mirë.
***
“Gjithë populli në protestë”! – ngjiret Basha. Po a ka gënjeshtër më totalitare se kjo?! Edhe vetë regjimi totalitar i diktaturës së proletariatit nuk pretendonte se i merrte 100 për qind të votave apo të mbështetjes, megjithëse pushtetin e vet e quante “popullor”. Ndaj e zhvillonte dhe luftën e klasave. Një lidership i përgjegjshëm dhe koshient për pluralitetin e pikëpamjeve dhe organizimeve në një shtet demokratik liberal, nuk mund ta pretendojë që t’i shkojë pas i gjithë populli. Por Basha dhe Berisha e pretendojnë jo vetëm sepse nuk janë çliruar kurrë nga mendësitë totalitare, por edhe pse janë arrogantë dhe të papërgjegjshëm. Dhe po të mos qenë të tillë nuk do firmosnin, pa e vrarë shumë mendjen, faljen Greqisë të një pjese të ujërave detare të Atdheut.
***
Protesta e sotme e PD nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i strategjisë së lidershipit të saj të shpallur që ditën që humbi pushtetin: Rrëzimi sa më i shpejtë dhe me çdo kusht (madje duke aluduar edhe për dhunë dhe revolucion) i qeverisë Rama. Një përmbysje që Basha dhe lidershipi i PD e kërkon ankthshëm jo sepse merakoset për korrupsionin, taksat e larta, papunësinë apo “gremisjen e Shqipërisë”. E kërkon për krejt tjetër gjë. E kërkon që të obstruktojë dhe të shtyjë për në kalendat greke atë që e tremb më shumë, reformën në drejtësi që po afron dhe që, për shkak të mbështetjes së fuqishme që kjo reformë po merr nga ndërkombëtarët, e ndjen që nuk e frenon dot. “Antikomunizmi”, si lajtmotiv i protestës, është, ndër të tjera, vetëm maska e vjetëruar, streha e fundit e këtyre sharlatanëve të korruptuar dhe të diskredituar.
***
Asnjë qeveri nuk është e imunizuar nga korrupsioni. Përfshi edhe qeverinë Rama. Por është e pamundur të gjesh, duke vënë në punë edhe fantazinë e opozitës, në bilancin e kësaj qeverisje 2 vjeçare superskandale si ai i Gërdecit, i rrugës Durrës-Kukës apo si krimi i 21 janarit. Dikush mund të thotë se Gërdeci apo rruga Durrës-Kukës janë histori të kaluara. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse drejtësia nuk ka folur. Të korruptuarit që vodhën dje janë akoma në kokën e politikës dhe nuk mund të mos vjedhin edhe nesër në kokë të qeverisë. Aq më tepër kur nuk kanë vuajtur as edhe ndëshkimin më të vogël nga drejtësia. Ndaj nuk ka më keq se kur demokracia, e lënë pa drejtësi, keqpërdoret me sukses për të risjellë në pushtet një klan politik të korruptuar. Shqiptarët e panë sesi klani politik i Berishës, u korruptua edhe më rëndë gjatë qeverisjes së dytë. Kuptohet lehtë se ç’mund të ndodhte për herë të tretë. Do të qe “e treta e vërteta” e diktaturës së korrupsionit që do ta mposhtte përfundimisht Shqipërinë.
***
Prandaj edhe zgjedhjet e parakohshme, që kërkon Basha, do i ofronin shqiptarëve ose përsëri qeverinë që kanë sot ose, në rastin më të keq, qeverisjen e Bashës dhe Berishës që mbetet, e provuar me fakte, më e korruptuara e tranzicionit. Ndaj detyrohemi të përsërisim se pa kryerjen e reformës në drejtësi, pa spastrimin e politikës prej të kriminalizuarve dhe të korruptuarve (spastrim që mund ta bëjë vetëm një pushtet i pavarur drejtësie), çdo rotacion pushteti nuk mund të sjellë asnjë përmirësim. Madje, në momentet e tanishme, mund ta kalonte pushtetin në duar shumë më të korruptuara dhe të kriminalizuara. Si ato të Bashës dhe Berishës. Shumica e shqiptarëve e di këtë. Prandaj Basha është pika më e dobët, bumerangu i protestës së një lidershipi të pashpresë.

Ky spurdhjak qe cirret e perbetohet per demokracine bashke me Sali Kriminelin duhet te hetoheshin per vrasjet e 21 Janarit,4 te vrare te pafajshem ,4 bij nenash e Kryprokurori Llalla nuk mori mundimin as te hape dosjen,turp.
Keta monstra Saliu e Luli e kane vendin pas hekurave.
Revolucion me pordhe e pantallona te lagura nga prostata do beje Sali Vicidoli,kriminel I ndyre njeri I peshtire ptu rrace e keqe.
Policia e shtetit te beje punen e saj te ruaje rendin, e ne rastin me te pare te arrestoje kafshet Saliun e Lulin qe genjejne e mashtrojne kete popull fukara.
Ky eshte “shperblimi” qe duhet ta marrin keta kriminel injorant,te cilet Shqiperine e shqiptaret per tete vjet i sollen ne gjendje kaosi, te cilen tahs dy vjet Qeveria aktuale po ben mund ta sanoje. Ket kriminel politik, qe edhe me Miloshin lidhen miqesi,duke i dhuruar-shitur derivate,kur ate e kishte bllokuar bopta njerezore, Keta kriminel qe shiten hapesira shqiptare grekut,keta kriminel qe spiunuan me genjeshtra faktoret nderkombetar per komandantet e UCK,Keta qe deshten ta burgosnin Adem Jasharin e Hashim Thacin.Keta qe vrane bashkpartiaket e tyre si,Azemin, Gramozin e deri te Olldashi.Ket a qe vodhen Kalimashin, vrane me 21 Janar, Kllen e shkaterruan Gredecin, ku vrane 26 gedecar e dhjetar iu plagosen. Ket kriminel sot synojne te marrshtrojne rini e popull hallexhinje, qe ato halle vet keta jua shkaktuan, Keta duhet ndeshkuar jo perkrahur.Keta duan ta kthjne krimi. Keta kriminel duan te kthehen ne vendin e krimit.Mos i perkrahni!,Injoroni!
Pse shqipetaret nuke ngrihen ne protesta deri ne venjen para drejtesis te Sali Berishes &co per krimet qe i kane bere ketij vendi, pastaj shikojeni Llallen se si behet drejtesi, pse gjithnje Sali kriminelit i jepet e drejt sa here don ta coj shqiperine prane humneres? O populli im sa me shpejt te ngrihemi kunder keti kanceri qe po fundos vendin e shqipeve, ashtu ja kerkon beogradi ashtu ben STOP.
Shqiperia ne politike,kishte deri sot enverin nje monster, derisa eshte pjese e 101 monstrave te botes,shkruan Montefiore,por ne 25 vite tranzicion, saliu nga intrigat ja kalkoi edhe paranojakut jenver.
FOLI ANDREA …. HA HA HA HA SA FILOZZOF QE JE MORE STEFANI … POR PERSE NUK I GJUKON RAMA META KETA HORRA SI BERISHA DHE BASHA …HE MORE ANDREA …. PERSE APO EESHTE EDHE AI I MBYTUR NE KORRUPSION SI KETA 2 FSHATARET E TJERE …. PERSE NUK I SHKRUAN RAMES TU FUSI NE BURG BERISHEN SE DO TE DE DEGJOJE TY MORE ANDREA …PERSE NUK SHKRUAN SE EDHE PARTIE RAMES PO E VEDH POPULLIN SIC E VODHI EDHE BERISHA …. APO JA NAIVE DHE NUK KE SYZE TI SHIKOSH ..
John amerikani , nuk ke kuptuar asgje nga demokracia …nuk te denon Rama apo Saliu , por drejtesia …dhe Stefani per kete drejtesi po flet …!
john, do rrosh me shume se mua jo se je me i ri por se ke shkruar ate qe po beja gati te shkruaja.
Stefani do protestoje? tek kush ? tek Rama ?
Rilindja prandaj mori 1 miljon vota qe te conte para drejtesie cubat, horrat, vrasesit, dhe sot cubat horrat dhe vrasesit krekosen ne tribuna dhe japin alternativa pushteti!
Hapu dhe te futesh !Por me mire te futen te gjithe keta qe kane marre peng Shqiperine dhe popullin shqiptar!
Stefani si gjithmone ka hyp lisharesin, tundet sa andej kendej ,dhe thote: edhe Rama ka gabime, po ta leme te beje reformen ne drejtesi njehere, se nuk i kane mbaruar ato punet( pazaret )akoma.
Rama , nese ajo reforme “niset” e ka bere si nje grua qe mbasi ka lyer buzet dhe vetullat, atehere fillon te laje prapanicen e qelbur dhe trupin qe e ka zgjyre.
Ne djall vafshi edhe ju lehesa pushtetesh!
Nese do kishim disa , pak ,fare pak, por te lira, te lira jo ne cmim por te lira te thonin shqiptareve dhe horrave te verteten , mbas nuk do ishim ketu.
Stefan, anuk ndron emrin, gjej nje nick, se je bere fare i pabesueshem.
Shume i qarte i nderuar Stefani,
Karabushi Basha, qe na ngjan aq shume me nje foto te Kumandarit, me nje mjeker me vrimë, si vrimë shurre ne rërë…,
ky Kriminel i akuzuar dhe i pagjykuar, duhet te kerkoje me pare nje ADN, se kujt i perket…, qe te behet i besushem…
Ky Klloun si Car i kurdisur,
eshte vene ne krye te Partise se Derrave,
vetem per te shpetuar Tajaren e vet dhe Ustain e tij,
Kriminelin e paskrupullt , Paranojakun dhe Genjeshtarin mitoman, Marjoneten e Milicës Serbe, i cili, nga qe e ndjen si Miu, se Vaporit te tij po i hyn uje nga te gjitha anet, do te shpetoje me protesta te sajuara, turbullira dhe akte rrugaçerie…
Drejtesia do te vendoset, dhe Miu Plak, do veje tek Çarku, ne mos vafte me pare Viktime e Hakmarrjes se Verber…
Shqiptaret duhet ti shtrohen punes, se vetem me pune ndryshohet Shqiperia dhe jo me Anarshi dhe Protesta te sajuara te nje Krimineli qe po ndjen se po i shterngohet Litari…!
Pershendetje Andrea, ti je gjithnje i sakte ne shkrimet e tua.
Imitojne ENVERIN GJU ME GJU ME POPULLIN POR ME KOTE JO DY POR 200 SI KETA NUK NE BEJNE VEZEN QE BENTE ENVERI……………….
superkorrupsion eshte mos dhenia drejtesise e Gerdecit,21 janarit,rruges se kombit,faljes se detit,mos korregjimi i ligjit elektoral,shpenzimet e lluksit.Luli dhe Berisha nuk mund te cojne vehten ne gjyq dhe kete duhet ta bente vellai i tyre,Rama.
Per keto dhe shume te tjera si keto qeveria e deshtuar duhet te shkoje ne stanin e Saliut.
C¨nuk ndodh, shqipetaret jane budallenj mashtrohen kollaj fare…
Dakort mo Stefani dakort me ty,kaluan 3 vjet,e i votuam qe ta benin ndryshe punen,pe ti te denohej ndonje i korruptuar?!?!Apo sot te shpetoj une e neser ti mua,mjaft aman se na hapet barkun,na keni ZHGENJYER TOTALISHT,e une qe te shkruaj nuk e kam votuar kurre kete lloj te djathte ala shqiptare,as kam per ta bere po edhe kesaj lloj te “majte”jo me,sepse sot une e mijerat si une thirremi te mbushim gropat qe ata qe perzume me vote hapen e asnjeri PREJ TYRE NUK PAGOI!Mjaft me me demagogji Stefani!
ja keta dhe vetem keta preken nga reformat .POLICE E KRYEPOLICE!DOGANJERE DHE KRYEDOGANJERE!, DREJTORE E NENDREJTORE !,HAJDUTE DHE KRYE HAJDUTE!KRIMINELE DHE KRYEKRIMINELE!TRAFIKANTE DHE KRYE TRAFIKANTE!KETA QE U NGRITEN SOT SE JU PRENE RUGET!SE I TRMB SHUME REFORMA NE DREJTESI SE E DINE QE VARIN JA PREGATITEN SHQIPERISE PO NUK ARITEN TA KALLIN NE DHE KETA QE VAROSEN CDO LIGJ E CORODITEN SHQIPETARET NDAJ I TRMB SHTETI LIGJI DREJTESIA NUK KA NGA KETA KOKELESHE TE JETE I VARFER SHUMICA KAN MAKINA LLUKSI VILA PARA NEPER BANGA PRONA E TROJE NDAJ TREMBEN DHE CIREN POR QEVERIA KA MANDAT 4 VJECAR DO MARE DHE 4 TE TJERA DHE KJO FARE GJEMBACESH DO TE SHUEN!
Edhe une do protestoj, z. Andrea! Do protestoj jo si gazetar i njeanshem, por si qytetar.
* Do protestoj dhe une kunder faktit qe korrupsioni dhe krimi i organizuar jane prezente me shume se kurre.
* Do protestoj dhe une kunder paaftesise se organeve kompetente per te rritur sigurine ne vend.
* Do protestoj dhe une kunder eskodit masiv te shqiptareve per shkak te mjerimit dhe varferise.,
* Do protestoj dhe une kunder papunesise tejmase te larte.
* Do protestoj dhe une kunder atyre qe po ua e shuajne gjithnje e me shume shpresen e rikthimit ne Atdhe emigranteve shqiptare.
* Do protestoj dhe une kunder ndeshkimit me burg te te papuneve qe u refuzohet ndihma sociale.
* Do protestoj dhe une kunder politikaneve milionere e ogurzinj, te cilet mbyllin syte perballe arrestimit te foshnjes 5-vjecare (!), per shkak te pamundesise ekonomiko-financiare te prinderve per te shlyer faturat e perdorimit te energjise elektrike.
POR, do protestoj sa here me mjete demokratike, per sa kohe nuk me eshte shojtur perfundimisht besimi ke rivendosja e shpejte e shtetit te se drejtes ligjore. Dhe kur te me shuhet fare kjo shprese, do do perdor c’do lloj mjeti, qofte dhe dhunen, per te mbrojtur parimet e demokracise e per te mbrojtur te drejtat e mia si qytetar. Se vetem atehere keto veprime behen legjitime.
Lind pyetja: A mund te quhen legjitime dhuna e perdorur nga protestuesit e 21 janarit 2011 dhe 8 dhjetorit 2015 ???
Pa bere asnje dallim majtas-djathtas te protestuesit, per mendimin tim ata ne te dyja rastet kane patur shkaqe mjaft te forta.
Tapa qe bllokoi te majten eshte Edi Rama.