Në ditën e pavarësisë, më 28 Nëntor, teksa po përballeshim me kordonet e policisë që treshja Mustafa-Thaçi-Veseli i kishte dërguar në aksionin e turpit, tek e pashë se si po e arrestonin Albinin, në ndërdije më parakaloi fytyra e përgjakur e Ukshin Hotit nga policia serbe.
Atëbotë, derisa përgjakej Ukshin Hoti dhe degdisej prapa grilave, në Prishtinë, Ibrahim Rugova mbante konferenca para mediave dhe formalisht, në fund kërkonte lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe shtonte pas një lloj pauze: “edhe Ukshin Hotin”. E bënte këtë diferencim të Ukshinit nga të burgosurit politikë, duke shpresuar se kështu do ta mbante larg asaj strukture që mund ta forconte Ukshin Hotin si oponentin e tij real.
Njëri nga pinjollët e strukturës tipologjike, të cilën e kam cilësuar si autonomist projugosllav, një gazetar me mendësi politike xhuxhe, si zë i nxhirur i asaj strukture, që sot identifikohet me LDK, e që de fakto është trashëgimtare e mbetjeve të nostalgjikëve të jugosllavizmit në Republikën tonë, duke pas në krye të saj pikërisht njërin nga titistët më të betuar të nomenklaturës së Milosheviqit në Kosovën e viteve 1981-1989, e bën po të njëjtën luftë speciale ndaj Albinit, duke pretenduar ta shkëpusë atë nga struktura që po ndërton sot opozita e bashkuar. Kjo kategori do të donte shumë që Albini të largohej nga Kosova dhe t’ua linte terrenin e lirë elementëve projugosllav gjithandej. Këtë kategori xhuxhësh i tmerron gjithësesi vendi që tashmë ka siguruar Albin Kurti në histori, po aq sa edhe fakti se alternativa e prosperimit të Kosovës drejt bashkimit me Shqipërinë do të drejtohet nga idealistët që po i bashkohen gjithnjë e më shumë Vetëvendosjes.
Këta zëdhënës të ish nomenklaturave jugosllave, nuk i tmerron aq rruga që ndjek VV dhe Albin Kurti për të pamundësuar dëmet që shkaktojnë marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, sa i tmerron fjalimi programatik i Albinit, që fund e krye është në hullinë e mendimit politik të Ukshin Hotit, të shprehura në esenë e tij të njohur “Shqiptarët dhe interesat vitale të Kombit”. Natyrisht këto interesa, që ndërlidhen edhe me ato të së ardhmes së Evropës, janë në përputhje me vendin dhe pozitën që duhet ta ketë Kombi shqiptar brenda familjes europiane. Maksimalizimi i fuqisë së Kombit, në dobi të “vetë shprehjes politike të identitetit kombëtar”, siç do të shprehej Ukshin Hoti, i tmerron nostalgjikët jugosllavë, si puna e Adriatik Kelmendit.
Duket se burimi real i qëndrimit të një pjese të udhëheqjes së atëhershme të LPK ndaj Ukshin Hotit, që formalisht sot vetëquhet PDK, por realisht i është kthyer amës së saj – LDK-së, është provincializmi politik që ka prodhuar sindromi esadist, si te Ibrahim Rugova dhe pasuesit e tij, edhe te Hashim Thaçi dhe sejmenët e tij. Kjo strukturë edhe në kushtet e pushtimit të egër serb,
nuk hezitonin të thirreshin në kuazi-institucionet që gjoja kishte ngritur pushteti paralel, nuk hezitonin të talleshin me inteligjencën e popullit dhe ta cilësonin Kosovën që vuante nën thundrat e pushtetit milosheviqian, si Shtet!
Nuk më habit as deklarata e kryeparlamentarit, që edhe pas demonstrimit të dhunës së pushtetit policor ndaj VV pa përjashtuar as pallatin, thirret në shtetin ligjor!
Atyre që kanë njohuritë elementare në lëmin e historisë politike të Europës, mbrëmja e 28 Nëntorit dhe veprimi i njësive elitë të Policisë së Kosovës, do t’ju rikthejë në kujtesë veprimin e Hitlerit më 9 e 10 nëntor 1938, që ka hyrë në histori si Pogromi i nëntorit 1938 ose shkurt: Nata e kristaltë.
Rikthimi i hijeve të falangave të policisë politike që komandoheshin nga pinjollët e Milosheviqit, që i ngjanin këmbë e krye eskalioneve fashiste, është ogur i zi për rrjedhën e ngjarjeve. Këto zgjatime politike të kësaj policie nuk kursyen as personalitetet si Gani Krasniqin, Sami Kurteshin… që kanë dhënë aq shumë për Kosovën. Përkundrazi, i zvarritën, duke i përdhosur e poshtruar siç bënin dikur etërit e tyre. Ky soj i “njeriut-robot” çuditërisht nuk arrinë dot ta kuptoj se ata mbesin tutje ushtar të lirisë, e si të tillë shkojnë deri në fundin e shekullit të jetës dinjitoz e vërtikal.
Atëbotë, kur qe arrestuar Ukshin Hoti, jetoja në Basel. Lajmet nga Kosova ishin sa trishtuese, po aq edhe dëshpëruese. Nga drejtori i Institutit për Studime Europiane isha ftuar të mbaja para studentëve dhe profesoratit një ligjëratë për gjendjen në Kosovë. Nuk hezitova të paralajmëroj shpërthimin e luftës në një të ardhme të afërt. Ai që paralajmërimin tim e kishte marrë shumë seriozisht ishte profesori i nderuar, Stephan Kux, me të cilin, më pas do të ruaj kontakte të mira dhe tok i kishim bërë një analizë marrëveshjes së parë të Rambujesë dhe përmes Sherif Bilallit ia kisha përcjell delegacionit tonë në Rambuje. Në bisedën e gjatë me mikun tim, profesor Stephan Kux, i fola edhe për Ukshin Hotin dhe ia dhashë fjalën mbrojtëse të Tij që kishte para gjykatës serbe në Prizren, bashkë me një biografi të shkurtër të profesor Hotit. Pa shkuar në banesë, e ftova për kafe njërin prej miqve më të ngushtë të Ukshin Hotit – Bislim Elshani. Kisha idenë që me tu liruar Ukshin Hoti, bashkarisht t’ia mbushim mendjen që ta kalojmë në Evropë, konkretisht në Belgjikë, duke shfrytëzuar ca lidhje që kishim krijuar e që na premtonin se mund ta angazhonin në një Institut për Studime Politike. Në fakt, krejt ideja ime kishte të bënte me strategjinë për ta ruajtur Ukshin Hotin nga ndonjë e keqe më e madhe e pritshme. Bislimi më mirëkuptoi dhe qe angazhuar shumë seriozisht që t’ia mbushte mendjen profesor Hotit. Por profesor Hoti nuk do të ishte ai që ishte, nëse do t’mirrte në konsideratë këshillat tona. Ndërkaq përse unë kisha ardhë tek konkluzioni për mua tepër logjik, se Ukshinin duhej tërhequr nga Prishtina, ishte mendimi që më ishte ngulitur në kokë, por që nuk e bëja dot publik: Kosova, populli i Kosovës, i asaj gjenerate… nuk e meritonte Ukshin Hotin.
Ky konkluzion më erdhi në mendje pikërisht kur shihja Albin Kurtin, të lidhur me pranga, megjithëse rrinte kokëlartë, lis i drejtë, por me shikimin larg që, sado që reflektonte krenari të ligjshme, nuk kishte se si të mos ishte thellësisht i lënduar. Gjithandej, nga i zinte syri, shihte eskortën e hekurt të policisë elitë, të paparë ndonjë herë në Prishtinë, ato kordone “mercenarësh” të treshes kriminale Mustafa-Thaçi-Vesoeli dhe ne, disa qindra bashkëveprimtarë të tij të shpërndarë gjithandej, që ishim bllokuar në çdo udhëkryq që shpinte tek zyrat e VV! A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?

Nuk e meriton, e sakte.
Me sa duket Kosova ka nevoje dhe per nje genocide tjeter, po kete rradhe te drejtuar nga Ise Mustafa, Thaci e Veseli qe ta kuptoje qe keta jane armiq te Kosoves.
Kur te jete derdhur shume gjak..
Por ajo që të shqetëson më së shumti është se kundër Vetvendosjes dhe Albin Kurtit është bërë dhe po bëhet një propagandë tepër intensive, e gënjeshtërt, fyese dhe denigruese, edhe në Tiranë, për të mashtruar mbarë opinionin shqiptar, këtej e andej kufijve tanë. Këtë sulm kundër Albinit e pamë edhe në dy artikujt e gazetarëve Mero Baze dhe Bedri Islami të nesërmen e arrestimit të Albin Kurtit. Mero Bazes opinioni i shëndosh shqiptar ia merr me rezerva ato çka ai shkruan për Albinin, pasi dihet që Merua me gazetën e tij ka qenë armiku më i madh mediatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndoshta edhe më i ashpër se shtypi serb; prandaj ai nuk ka se si të shkruaj ndryshe, ngaqë Albini ka qenë zëdhënësi i Komisarit Politik të UÇK-së, Adem Demaçit.Por të befason rreshtimi kundër Albinit i gazetarit Bedri Islami, i cili në periudhën Maj 1998-Gusht 1999 ka qenë edhe Kryetar i LPK-së! Natyrshëm të lind dyshimi se pse z.Bedri u pozicionua kështu, apo është i ndikuar nga disa deklarata të herëpasherëshme të Hashim Thaçit, duke thënë: “Vetvendosja dhe Albin Kurti janë armiq të Kosovës”; apo është i ndikuar nga deklarata në emër të Partisë Demokratike, e deputetit të saj Bekim Haxhiu (Kamishi), në 29 janarin e këtij viti, se Albin Kurti është agjent i Serbisë; apo është i ndikuar prej deklaratës së para disa javëve të mikut të tij, Xhavit Halitit, se “Albin Kurti është Neroni i Kosovës”?! Këto është mirë të na i shpjegoi vetë. Kuptohet se z.Bedri qëllon me dorashka, për t’u dukur si shumë objektiv, kur thotë se “Albin Kurti, duke qenë i heshtur, nuk e kam përkrahur, jo sepse kishim ndryshime, por ajo që më stepte ishte mendimi i shfaqur bujshëm se, vetëm pas Vetvendosjes fillon diçka e drejtë në Kosovë”. Me këtë deklaratë, z.Bedri kërkon që t’i heqë edhe ai përkrahjen Albinit sa më shumë në Shqipëri. Por gabon, pasi dihet që Vetëvendosja është themeluar disa vjet pasi mbaroi lufta! Mos vallë kjo mospërkrahje e Bedriut ndaj Albinit ka filluar kur Albini pranoi të ishte zëdhënësi i Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Adem Demaçit, në Gushtin e vitit 1998? Shprehja e tij evazive për mospërkrahje të Albinit, këtë gjë të lë të kuptosh. Njëkohësishtë do të ishte mirë që z. Bedri të qartësonte në atë analizë disi më mirë se cilët janë shkaqet që Vetvendosja reagoi kaq ashpër. Lind pyetja: Ku e kanë qëllimin e këtij pozicionimi të gjithë këta që sulmojnë Albin Kurtin? Dihet se, goditet me gurë vetëm pema që ka kokrra. Dhe qëllimi i hedhjes të këtyre gurëve masiv kundër “pemës” Albini është: që ta njollosin sa më shumë atë dhe Vetëvendosjen, ngaqë është opozitari më i pastër moralisht, më i pakorruptuari dhe, si i till, kanë frikë se nesër mund t’u marrë pushtetin; dhe, po e mori ai pushtetin nuk kanë mundësi ta sakrifikojnë Kosovën për interesa pasurore, ngaqë favorizojnë Serbinë dhe Perëndimin. Gjithë kjo armatë kundër Albinit shfrytëzon mjeshtërisht difektin kryesor të pluralizmit, mungesën në popull të ndërgjegjes së harmonisë organike. Duke shfrytëzuar këtë difekt të pluralizmit, e për t’u bërë të besueshëm në akuzat e tyre kundër Albinit, lukunia e “analistëve” i ngre atij tri “akuza”. Dhe cilat janë këto tri “akuza”?
Së pari, i ngrenë faktin, se “Albini, edhe pse udhëhoqi një luftë kundër hyrjes së mallërave të huaja në Kosovë, ai vetë u martua me një të huaj”. Por kjo “akuzë” është si një godinë e ndërtuar mbi rërë, pasi Albini dhe Vetëvendosja ishin dhe janë kundër hyrjes së mallrave serbe në Kosovë dhe jo kundër çdo lloj mall të vendeve të tjera. Po qe se Albini do të vuante nga kozmofobia, nuk do qe martuar me një vajzë joshqiptare.
Së dyti, sikundër shprehet edhe Bedri Islami, “edhe opozita e sotme e kishte përzgjedhur fillimisht Isa Mustafën, (pinjollin e Rrahman Morinës), fillimisht si Kryetar Kuvendi e më pas si president, kështu që në këtë spektër nuk janë larg njëra-tjetrës, as qeveria e sotme e as ajo që synonte të ishte në pushtet”. Edhe në këtë rast kërkohet që me gjysëm të vërteta të mashtrohet opinioni e të urrehet Albini. Por e vërteta është që: Vetëvendosja me në krye Albinin deklaruan se do të ishin në mbështetje të koalicionit qeveritar Haradinaj + Ftmir Limaj + Isa Mustafa, por Vetëvendosja nuk do të merrte vetë pjesë në këtë qeveri. Por gazetarët dhe analistët këtë fakt nuk duan ta thonë.
Akuza e tretë është: “opozita nuk duhet të përdorte gaz lotësjellës në Parlament”. Në pamje të parë kjo akuzë duket se është e drejtë, por shtrohen pyetjet retorike: Kë “helmoi” me gazin lotësjellës në Parlament ky Albini kur edhe vetë nuk u largua nga salla e Parlamentit? Cilët janë këta që u “rrezikoi jetën” Albini me sprain lotësjellës? A janë ata që pranuan të ngrenë Gjykatën Ndërkombëtare të Posaçme kundër të gjithë atyre që e reshtuan në radhët e UÇK-së dhe që, çuditërisht nuk pranuan që të dalim para kësaj Gjykate asnjë nga kriminelët serbë të Kosovës dhe kosovarët që bënë krime kundër shqiptarëve?! Kush është helmimi i vërtetë në këtë rast, helmimi shpirtëror i përjetshëm i një populli, apo një gaz lotsjellës kundër varmihësve të një ushtrie çlirimtare? A e dinë këta “analistë”, “gazetarë” dhe “opinionistë” se të presësh në besë tërë një popull që të ka dhënë votën për t’i ruajtur sovranitetin dhe pasurinë kombëtare dhe ty nga ana tjetër ta vjedhësh e pasurohesh si dhe t’ia falësh të huajve territoret e këtij shteti, pa e pyetur popullin? Kështu bëri edhe Ahmet Zogu me disa fshatra të Vermoshit dhe me Shën Naumin, prandaj është damkosur si tradhëtar. A është tradhëti një veprim i tillë, duke i falur Malit të Zi gati 10.000 hektarë territor nga i Kosovës? Po krijimi nga Qeveria aktuale e një minishteti serb brenda në Kosovë, përmes Zajednicës, pa pyetur Parlamentin, në kundërshtim dhe me Nenin 60 të Kushtetutës së Kosovës, a përbën tradhëti? Pse nuk u bë edhe kjo me referendum, ngaqë cënohet Kushtetuta? Dhe, mos harrojmë se, një prej kërkesave të opozitës është referendumi. A është helmim i ndërgjegjes kombëtare kur vjedh pasuritë e popullit për t’u pasuruar vetë si pushtetar dhe e detyron popullin të braktisë atdheun? A e dinë këta diplomatë, politikanë, analistë e gazetarë që sulmojnë Albin Kurtin se korrupsioni i qeveritarëve përbën tradhëti kombëtare? Apo kanë lëpirë edhe këta ndinjë kockë prej atyre vjedhjeve galopante të qeveritarëve dhe tani u ngrenë himne! Ja, kundër këtyre akteve antikombëtare ka reaguar Albin Kurti. Jo më kot Viktor Hygo ka thënë: “Në politikë tradhëtia është ashtu sikurse kama në armatimin e përgjithshëm të ushtarit”.
Akuza tjetër kundër opozitës dhe kundër Albinit është: “duan të marrin pushtetin… Të qëndrosh gjatë në opozitë, kur e ndjen veten se je i aftë të qeverisësh, është gjë e rëndë për njerëzit e politikës”. Po, është e vërtetë që opozita lufton për marrjen e pushtetit, por, në këtë rast, opozita në Kosovë nuk e bën këtë reagim të ashpër thjesht për pushtet. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Qeveria dhe mazhoranca aktuale do t’ia prisnin opozitës hovin e këtij “sebepi”, duke i anulluar këto dy marrëveshje antikushtetuese që kanë bërë me Sërbinë, apo jo?
Dhe, që të rreshtohet i gjithë opinioni shqiptar kundër Vetëvendosjes e Albin Kurtit, e gjithë armata e mediave shqiptare hedhin “argumentin”: “Të gjithë ndërkombëtarët janë kundër kërkesve dhe veprimeve të opozitës”. Po, kështu janë deklaruar të gjithë ambasadorët e atjeshëm. Mirëpo vetëm naivët nuk e dinë se këto dy marrëveshjet, si dhe Gjykata Speciale janë nxitur nga këta ndërkombëtarë sepse duan që ta marrin me të mirë Serbinë që ajo të shkëputet përgjithmonë nga Rusia, (kështu dhe Mali i Zi), dhe për këtë s’e kanë për gjë të sakrifikojnë Kosovën dhe territoret e saj. Cili ka më shumë rëndësi për Perëndimin në Ballkan, Kosova apo Serbia? Nuk mund të mohohet fakti që Perëndimi ndihmoi në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por, duke e parë nën këndin e atyre çka po ndodh aktualisht në Kosovë, del se gjetkë e kanë pas hallin: ta përdornin Kosovën më vonë për presion ndaj Sërbisë që ajo të shkëputet nga Rusia, dhe Rusia të largohet një herë e mirë nga Ballkani, duke sakrifikuar Kosovën. Jo më kot ndërkombëtarët shprehen përmes “analistve” të shumtë shqiptarë: “Ata na çliruan”. Pra, Perëndimi ka hallin e vet dhe jo tonin; dhe kjo s’është diçka e re. Por edhe PDK, edhe LDK shikojnë hallin e vet dhe jo interesat e Kosovës. Jo më kot shkrimtari i madh gjerman, Erio Remark thotë: “Në pluralizmin politik, partitë politike i sakrifikojnë interesat kombëtare kur bëhet fjalë për interesa partiake”. Cili është interesi i partive politike? Pushteti, i cili për ato nuk është mjet, është qëllim.
Shume drejt Dilaver, por shqiptaret jane shurdhuar dhe as duan te degjojne kur daullet po bien ne dem te Shqiperise.
Te,lumte pena dhe mendja i nderuari DILAVE GOXHAJ.
Asnji pik apo pres nuk ja hjek,apo ja shtoi kti shkrimi dhe komenti,prandaj te pergezoi dhe te Pershendes nga mali i SHARRIT.
Ne burgun e Dubraves ishin te dy Ukshin Hoti e Albin Kurti. Profesor Ukshin e rrajshin per dite, ja gjakoshin tane trupin, Albinin nuk e prekte kush. ne Dubrave ishte edhe nait Hasani. per nje bisede me te Drejtat e Njeriut e an rrafe tri dite e tri nete, ja kane ba trupin pershesh. Albini jepte intervista per gjithkende nuk e prekte kush. Ukshin Hotin, e kena pa per te fundit here tri ore para se me dale prej burgut, jam kene me Bajrush Xhemajlin. E kane zhduke sa ka dale per deres se oborrit, vec teshat ja kane gjete. Albinin e kane nxjerr prej burgut si pellumb. Ukshini bate thirrje me dale ne mal e jo me ndeje ne prishtine. Ku Ukshin Hoti e ku Albini. Mos u bani kaq servila qysh tash o burra, kur te vije Albini ne pushtet keni kohe boll.
Bislim, apo kush jeni pas këtij emri, Albini, pas intervisëts dhënë një tv serb në burgun e Nishit, ku shpërfaq dinjitetshëm prototipin e luftëtarit intelegjent, e dinë shokët e burgut si ka kaluar dhe sa kohë janë marrë me “shërimin” e plagëve të tij që i kanë shkaktuar gardianët serb. Mos harro, që të gjithë ata janë në jetë. Lirimi i tij nga burgu, ashtu si edhe pengjeve tjera, është produkt i ndërhyrjes së qendrave vendimarrëse botërore. Ti , mor i gjori Bislim, duket se ose je me tru të shpërlarë ose gënjeshtar i llojit të vetë.
I nderuari komentues “bislimi”, me vjen keq per cka shkruani kur theksoni se Albini ka qene ne nje burg me Ukshin Hotin, pasi nuk eshte asopak e sakte. Nuk di se kush ua ka dhene kete informacion te rreme, nese nuk e keni nga vetja. Ukshin Hoti ishte ne Burgun e Dubraves, ndersa Albini ne burgun e Pozharevcit. E dyta, Albini eshte arrestuar ne ate muaj kur Ukshinin do ta nxirrnin serbet nga burgu dhe ta zhduknin, me 19 Maj 1999, ndersa Albini eshte liruar ne vitin 2002. Se treti, Nait Hasani nuk e ka thenje gje te tille, pasi une i njoh te dy dhe me te dy kam ndejte disa here (te tre bashke), keshtu qe edhe per kete te kane rrejt, nese nuk e ke nga vetja. Nuk eshte mire te mbeshtetemi ne te paverteta apo ne thashtheme qellimkeqe. Se katerti, Nait Hasani eshe aktualisht i vetmi deputet i PDK qe eshte kunder vendimeve te PDK per keto dy ngjarje dhe pro Albinit; nese do te ishte sikunder ju shpreheni, Nait te pakten nuk do te deklarohej as po e as jo. Se pesti, krijimi i Levizjes Vetevendosja eshte bere nga Adem Demaci dhe Albini, se bashku, dhe lindi si reagim i mos kerkeses per vetevendosje (Referendum) nga PDK dhe LDK per te vendosur populli se cfare do te behej me Kosoven 3 (tre) vite pas mbarimit te luftes, sikunder ishte vendosur ne Rambuje dhe qe keto te dyja e kishin pranuar dhe ishin te detyruara para popullit qe ta krkonin vetevendosjen e popullit, por iu benden ambasadoreve te huaj te cilet u kane premtuar se do ta mbajne pushtetin sa te duan, duke u shkembyer njera me tjetren, ose bashke. Dhe ky koalicion eshte e dyta here qe e ben PDK-ja me LDK-ne. Te githa keto tregojne se ju nuk keni qene te lidhur me ngjarjet per te cilat behet fjale.
I nderuar Dilaver, mos u ndje keq per cka shkruan bislimi, ai eshte ne misionin e atyre qe vazhdojne shpifjet ndaj Albinit, ose mesazhpercuesi.
Fakt eshte qe Albinin fillimisht e paraqiten si irredentist, guerrillas, aventurier, kacak, si nje njeri veprat e te cilit jane te papranueshme se u ka kaluar koha.
Koha qe nga krimet kunder shqiptareve nuk ishte shume e gjate, po shqiptaret tani jane te pangeshem te prishin qetesine e paqes se rreme.
Ata I lodh Albini, dhe me nje mendje te lehte pranojne te besojne cka thuhet per te.
Ndersa koha konsumon kujtimet e tragjedise serbe, ajo nuk konsumon vetem nje gje: krimin dhe tradhetine. I riciklon sa here qe ne kete bote, mu ne mes te shqiptareve levrijne minj te tille si Thaci, Mustafa e Veseli. Vec shqiptaret po harrojne.
Albin Kurtin e shajne ata qe nuk e duan kombin shqiptar, por duan Serbine e madhe! Albin Kurti eshte hero i gjalle i kombit shqiptar.