Ky hiç kombëtar

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Sot është 8 dhjetori. Festa e rinisë. Natyrisht, ne të rinjtë e atij dhjetori të paharrueshëm e sot në moshë tjetër, kemi të drejtë të pyesim: Në ç’pikë kanë mbërritur ato ideale? Ishin kohë të zymta dhe rrezet e shpresës na mbanin gjallë. Po sot? Një popull që ka përjetuar vite absurdi si ‘97 nuk do ta kuptonte kurrë Lulzim Bashën e

aq më pak dokun e skenarëve të përgjakur të 97-98. Vite që mos u përsëritshin më kurrë! E nuk do të përsëriten. Jam i sigurte. Kush është ky Luli që kërkon luftë? Çfarë i kemi borxh këtij njeriu? PD nuk është më pronë e në shërbim të kolltukut të z.Basha. Shqipëria jo e jo. Harro mushkë Valarenë.

I ke bërë hesapet gabim o Lul. Bumerangu kur nuk qëllon shënjestrën godet të zotin. Megjithatë i mbyturi kërkon shpëtim tek fija e kashtës. Se mos ke rrugë tjetër ti! Të siguroj që po vazhdove në këtë mendësi shpejt do të reduktohesh në një hiç kombëtar. Tjetër gjë Shqipëria e tjetër gjë ti. Profeti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *