Një i ri shqiptar ka plagosur rëndë me thikë ish-të dashurën e tij, po shqiptare. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në Milano, pas një debati mes dy të rinjve.
Sipas medieve italiane, 20-vjeçarja ndodhet në gjendje serioze në spital, ndërsa ish-i dashuri i saj 27 vjeç është arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes.
Policia në Itali ka bërë të ditur se, 27-vjeçari po e priste vajzën jashtë lokalit ku ajo punonte dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë, ai e ka qëlluar atë disa herë me thikë në qafë.
Sipas disa dëshmive të mbledhura nga policia, ngjarja mendohet se ka ardhur për shkak të xhelozisë, pasi djali nuk pranonte t’i jepte fund lidhjes me 20-vjeçaren.
