Manchester United eliminohet nga Champions League

redaktor

Manchester United mbetet jashtë Ligës së Kampioneve. “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Louis Van Gaal u mundën 3-2 nga Wolfsburg dhe dorëzuan vendin e dytë në grup pasi PSV Eindhoven mposhti 2-1 CSKA-në e Moskës duke kaluar kjo skuadër në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Skuadra angleze do të vazhdojë aventurën e saj europiane në Europa League. Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte ai në “Santiago Bernabeu”, ku Reali shkatërroi 8-0 Malmon dhe protagonisti i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo me 4 gola të shënuar.

Është mundur në ndeshjen e fundit në grup edhe Juventusi, por humbja 1-0 me Sevilla nuk i rrezikon pjesëmarrjen kampionëve italianë në fazën tjetër të Champions.

Share This Article
1 Comment
  • Manchester United-in legjendar, e ndertoi dhe e kaliti per bukuri i madhi Sir Alex! Pas tij, veshtire se do vije ndonje tranier qe te beje histori! Sidoqofte, shpresoj ne ringritjen e shpejte, dhe vazhdimin e historise nga ky klub i madh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *