Hetuesit amerikanë kanë zbuluar se dy atentatorët kishin marrë kredi përpara dy javësh, para se të kryenin sulmin në Kaliforni, duke lënë pas 14 të vdekur.
Mediat amerikane shkruajnë se të çifti kishte marrë 28 mijë e 500 dollarë nga një huadhënës online.
Rreth dy javë para sulmit, sipas tyre, shuma ishte depozituar në llogarinë bankare të 28 vjeçarit, Syed Rizwan Farook. Kredia ishte marrë nga një shërbim i kreditimit në San Francisko i cili organizohet përmes WebBank.com.
Ata kishin tërhequr 10 mijë dollarë përnjëherësh. Për hetuesit amerikan, ky është rast unik dhe i paprecedentë, pasi me paratë Farook dyshohet se ka blerë dy armët. Dy armët janë përdorur gjatë sulmit.
Tri transaksone të tjera nga pesë mijë dollarë, ishin depozituar ndërkohë në llogarinë e nënës së Farrok, Rafia. Para se ta kryenin sulmin, çifti e kishte larguar vajzën e tyre nga çerdhja, duke ia lënë gjyshes që të përkujdesej. /Dita/
