Berisha e cilëson protestën si më të madhen në histori dhe një fillim revolucioni

Saimir Lleshi

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e djeshme kundër qeverisë ishte vetëm fillimi.

Sipas tij, banditokracia u drodh dje nga themelet dhe uragani madhështor i revolucionit demokratike. Berisha ironizon edhe kryeministrin, duke thënë se ai u fsheh dje në konferencën e pluralizmit.

“’Saje qorri’ siç e thërret me përçmim Sajmirin, Shullazi, për t’u maskuar veshi dje gjate revoltës uniformën e policit. Ministrat e tjerë nxorën punonjësit në punë dhe vetë ja mbathën jashtë Tirane. Pas shpërndarjes paqësore dhe shmangies me sukses të të gjitha provokimeve të ulëta të “çunave të krimit” tek kryeministria dhe Ministria e Brendshme, Rama – Tahiri dolën nga vrimat ku ishin futur dhe me gjuhë ordinerësh shanë e akuzuan pjesëmarrësit e protestës më të madhe në historinë e vendit”, shkruan Berisha.

Ai shkruan se protesta e djeshme është nisja e një revolucioni paqësor demokratik dhe se protestuesit ia dolën t’i përmbahen urrejtjes kundër kryeministrit.

“Por lexoje mire mesazhin e qindra mijëra qytetareve te revoltuar. Ata nuk kishin gjë me instalacionet por ata janë të\ revoltuar, te zemëruar me ty, kryehajduti me 40 jaguare. Mos shaj dhe ofendo si ordiner qytetaret e revoltuar se përndryshe protesta mbare popullore do te te hedhe aty ku e ke vendin, ne koshin e plehrave te etërve te tu barbar!!”, shkruan më tej. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • “Eterit e tu Barbar”….
    O shpellar, o shpellar po qoke nje Car.
    ” revolucioni demokratik” I saliut…..ole ole ole…ole ole..
    Po se boni dhe kjo me turp Mark UK…e cfare tjeter mund…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *