Gruaja më e pushtetshme në botë ka një PhD në fizikë kuantike, udhëheq ekonominë më të pasur të Europës dhe është ndërmjetësja kryesore në një paketë masive shpëtimit të Euros.
Angela Merkeli e Gjermanisë është udhëheqësja e padiskutuehsme e partisë së vet politike, dhe ajo nuk has asnjë lloj opozite, edhe tani në mandatin e tretë si kancelare.
Merkeli u ngjit nga një fëmijëri e thjeshtë, në kohën e regjimit shtypës të Gjermanisë Lindore, “përmbysi” e vetme mentorin e saj politik, i vuri syrin pozicionit të udhëheqëses së Gjermanisë, në një ngjashmëri mbresëlënëse me homologen e saj britanike Margaret Thatcher, e cila gjithashtu ishte diplomuar në shkenca…
Angela Kasner ka lindur në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore, në 17 korrik 1954 Angela Dorothea Kasner u lind nga Herlind Kasner, një mësuese anglishteje dhe latinishteje dhe Horst Kasner, një teolog dhe pastor luteran. Pak javë pasi lindi Angela, babai i saj lëvizi bashkë me familjen në Templin të Gjermanisë Lindore, rreth një orë larg Berlinit. Në fëmijërinë e Merkelit nuk mund të mungonte shenja e STASI-t, policisë së fshehtë gjermane. Stasi i bënte njerëzit paranojakë dhe, vogëlushja Angela mësoi që në fëmijëri se si “t’i mbante letrat sa më pranë kraharorit”. Duke u specializuar në ruajtjen e të fshehtave.
Një perfeksioniste
Angela Merkel shkëlqeu në shkollë, sidomos në lëndë si matematika, shkenca dhe gjuhët e huaja. Në vitet e adoleshencës, prindërit e nxitën që të hynte në organizatën rinore komuniste, Freie Deutsche Jugend, për të zhvilluar aftësitë që nevojiten për një karrierë në politikë. Pasi nuk arriti të
kapërcente pragun për një kurs fizike në shkollë, ajo vendosi që të regjistrohet në Universitetin e Laipcigut për fizikë, me qëllim që të vërtetonte se e zotëronte vërtetë këtë lëndë.
Shumë popullore mes studentëve të tjerë, ajo fitoi vëmendjen e studentit Ulrich Merkel, me të cilin u takua gjatë një udhëtimi shkëmbimi eksperiencash në Rusi. U martua me të në vitin 1977 dhe u diplomua një vit më vonë me diplomë në fizikë dhe kimi fizike. E vazhdoi karrierën akademike dhe vijoi studimet në elitaren Akademia Gjermane e Shkencave në Berlin, ku mori PhD në kimi kuantike, në vitin 1986.
Përdori karrierën për t’iu fshehur regjimit
Pasi përfundoi doktoraturën, Merkeli punoi si kimiste në Akademinë e Shkencave, ku ishte një prej të paktave studiuese femra. Ajo ishte e bindur se një karrierë në shkenca do ta mbronte nga pengesat që nxirrte gjithmonë regjimi i Gjermanisë Lindore. Merkeli dhe bashkëshorti i saj u divorcuan në vitin 1982.
Më vonë ajo u martua me Joachim Sauerin, një profesor kimie.
Vlerësim për rutinën dhe qëndrueshmërinë
Në 9 nëntor 1989, natën kur u shemb Muri i Berlinit, Merkeli shkoi në sauna dhe më pas doli për disa birra me miqtë, ashtu si bënte cdo të enjte mbrëma. Vendimi i saj për t’iu përmbajtur rutinës së saj tipike është një shembull i një kontrasti të thellë me mënyrën se si shumica e njerëzve në Berlin reaguan atë natë.
Puna e parë në politikë, hapja e kutive
Në vitin 1989, Merkeli bëri një lëvizje drejt një karriere në politikë dhe iu bashkua aktivistëve të qendrës së djathtë në partinë e Zgjimit Demokratik. Puna e saj e parë ishte hapja e kutive të kompjuterëve të rinj dhe përgatitja e tyre nëpër zyra. Një vit më vonë, ajo u bë zëdhënëse e partisë dhe ia ndryshoi emrin partisë në Aleanca për Gjermaninë. /BBC- Bota.al

Jo vetem metorin e saj Helmut Kohl e hengri mbas shpine por lista esht shume e gjate per pushtet kjo gjys burri shkel mbi kufoma ka dhene prova.