Pas një pune operative, lidhur me dëmtimin e 23 automjeteve te Unaza e re, Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë:
– Bledar Hilaj, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes” , i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
– Sadik Krasniqi, 24 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .
– Endri Gjonaj, 20 vjeç , lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, proceduar më parë për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt “ aktualisht me masë sigurie “Arrest shtëpie“, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim si dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit“ parashikuar nga neni 150 dhe 25 neni 323 i K.Penal .
Ndërkohë u shpallën në kërkim shtetasit:
– G.Rr., 28 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
– A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
– K. Z, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës“ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
Arrestimi i 3 shtetasve si edhe shpallja në kërkim i 3 peronave të tjerë, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeritjetrin në gjendje të dehur, në datë 09.12.2015, rreth orës 02.30 në rrugën “Sokrat Miho” kanë dëmtuar me sende të forta, si dhe duke i goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve, të cilat kanë qenë të parkuara anës rrugës pranë njëratjetrës.

Ne Amerike nese dehesh dhe kryen veper penale denohesh njisoj si te ishe esull.
Denimi asht shume me vend dhe i drejte,per shume arsye.
Kuksiane, laciane, etj. Derrat e mitingut te Saliut.
Mbarun pune me bunkerin
Te “dehur”….