Shënim / Kujtesë Bashës, se është edhe ky bunker pa djegur

Alqi Kociko

Në përpjekje për të dhënë një përgjigje pse duhej djegur në mënyrë demonstrative “hyrja prej bunkeri” e një projekti muzeal prapa Ministrisë së Brendshme, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se “Bunkeri është i paligjshëm sepse është ndërtuar në kundërshtim me planin urban të Tiranës dhe është provokacion i rëndë ndaj shqiptarëve”.

Pra, është provokacion i rëndë sepse është pa leje? Apo është edhe pa leje, edhe provokacion se u kujton njerëzve diktaturën?

Nëse e marrim për të sinqertë pjesën e dytë të përgjigjes, Basha kishte edhe një bunker tjetër po aq artistik, për të djegur “pa miratimin e PD-së që u distancua nga dhuna”.

Pikërisht atë që inauguroi kryeministri Berisha në lulishten përballë hotel Rognerit në mars 2013. Pra a mundet apo jo të përdoren bunkerët si imazhe evokuese të një periudhe historike të vendit? Apo bunkerët ndahen në të mirë dhe të këqinj?

Padyshim, PD-së iu desh për djegie bunkeri ngjitur me ministritë, për t’i treguar qeverisë një turmë të dhunshme poshtë dritareve.

Dhe fatkeqësisht, për t’i treguar popullit se kushdo që është penduar pse e votoi këtë qeveri, ka po kaq, madje më shumë arsye për të mos ndjekur KËTË opozitë. / DITA

 

u2_memoriali post bllok1

Share This Article
11 Comments
  • te djegin bunkerin e Lubonjes ????
    ruajna zot …do na shpalle te gjithve serb 😛

    DITA
    si e keni quajtur ??
    Projekt Muzeal ?????????????????????????
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahahahahahhahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahah
    Masturbim rrrrrrrrrrrrrilindasi -thuaj

    po rrini me serioz ju lutem ,se ja kaluat portokallise …po ma beni dhe Lulken dhjetorist
    jo per gje po kush e duron 25 vjet dhe kete 😛

    Bunkerit ne fakt duhej vene tritoli …po me te pare dhe me te bere 😛

  • Ky bunkeri ketu eshte i mire se e ndertoi dhe inaguroi Salqeni,ndersa ai tjetri nuk eshte gje se nuk e urdheroi Salqeni!
    Ky eshte ndryshimi!

  • Shoqja Lulezume eshte Drejtoreshe e INUK qe merret me prishjen e ndertimeve pa leje! Keta jane Kar-agjozet e SHQUP-it, qe kane legjitimuar edhe Armaten e Hajdareve ose ndryshe te careve.

  • o kastraveci i shqupit behu gati se edhe kete bunkerin e atij spiuni lubonjes do i veme tritolin shum shpejt kujdes pastaj per gjoben smerlap

  • Berisha duke kujtue se asht burre vertete shtetit ndryshon pamjen dhe ecjen te cilen e ka te improvizuar nga ato te kllounve te cirkut.
    Ne mos besofshi.Vreni me kujdes hedhjen e hapit ne viziten brenda bunkerit.

  • njerzit jane te merzitur nga BUNKAR ARTET e dashur dita apo edhe nga spektakli
    i dritave para kryeministrisë. Nga Rama prisnin gje tjeter vec fasadave pompose dhe cirqeve kryeministrore. Nuk mund ta kafshojne bunkerin apo te ngrohen ne bulevard. Me ato para
    mund te punesoheshin ata njerëz dhe te rronin ne dinjitet. Turp..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *