Tirana do Argjend Halilin për portën

redaktor

Tirana e nis merkaton nga porta. Klubi bardheblu ka biseduar në ditët e fundit me portierin e Flamurtarit, Argjend Halili, dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë zyrtarizimi i parë i 24 herë kampionëve në orët e ardhshme. Stafi dhe drejtuesit nuk kanë më asnjë shpresë për një rehabilitim sportiv të Frashërit, i cili nuk do të largohet nga skuadra, por do të kontribuojë si portier i tretë.

Që prej humbjes në derbin e fazës 0-1 në portë ka qëndruar Edvan Bakaj, i cili ka gëzuar respektin maksimal të trajnerit Daja dhe stafi teknik është i bindur se performanca e tij është për t’u përgëzuar, por duke qenë se kampionati është i gjatë dhe për më tepër është duke u menduar dhe për edicionin e ardhshëm, Halili është një alternativë për të rritur konkurrencën dhe për të plotësuar repartin delikat. Halili dhe Bakaj pritet të jenë dy portierët e Tiranës në pjesën e mbetur të edicionin dhe në sezonin e ardhshëm.

Tirana është duke menduar gjithashtu për të gjetur një sulmues në merkaton e janarit, sulmues i cili do ta rriste ndjeshëm forcën goditëse, pasi qartësisht në këto dy faza pika më e dobët e bardhebluve ka qenë shënuesi kryesor në skuadër.

Drejtuesit janë duke menduar që në merkaton e janarit të afrojnë dhe 1 ose 2 mesfushorë, në mënyrë që me këto 4 blerje të kompletojnë ekipin, që sipas tyre jo vetëm do luajë pjesën e mbetur të sezonit, por do jenë në gatishmëri të trajnerit Daja dhe në edicionin pasardhës. Klubi ka vendosur që pavarësisht si do shkojnë gjërat deri në fund të këtij kampionati, Daja me siguri do të votëbesohet shumë shpejt për të qenë trajner i Tiranës dhe për sezonin 2016-2017. Si asnjëherë më parë Tirana po tregohet largpamëse në merkato dhe në staf teknik. Mesa duket aty ku është kuptuar që stafi dhe skuadra nuk mund të ndryshojë çdo vit ose ca më keq ndonjëherë dhe çdo gjashtë muaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *