Visar Ymeri e quan qeveri të Rashkës, qeverinë e Kosovës

Saimir Lleshi

Dështimi më i madh i qeverisë së Kosovës është dështimi për pranimin në UNESCO. Këtë e deklaron kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sipas të cilit ky dështim ka ardhur për shkak të ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi dhe zëvendësit të tij, Petrit Selimi.

Ymeri paraqiti edhe shqetësimin për ikjen masive të shqiptarëve të Kosovës, duke nënvizuar se 100 mijë njerëz janë larguar nga vendi.

Ymeri tha se kjo qeveri nuk dallon nga qeverisa e mëhershme e Thaçit, me numër të madh të ministrave, dosje korruptive, kapjen e bordeve publike, negociatave me Serbinë pa kushte.

“Prioritet me çdo kusht ishte kalimi i amendamenteve për Gjykatën Speciale. Ne e kemi thënë se Qeveria e Rashkës nuk ka plan për zhvillim ekonomik dhe kjo u vërtetuar me miratimin e buxhetit por edhe projektligji për 2016 ka ndryshime të vogla. Nuk ka qenë prioritet formimi i FAK-ut, financimi i bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë”, ka thënë ai. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *