Ministria e Financave tërhiqet nga rritja e kontributeve për profesionet e lira

Saimir Lleshi
KOMISIONI I EKONOMISE - Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ku eshte shqyrtuar projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise’, te ndryshuar”. /r/n/r/nECONOMY COMMITTEE - Deputy Minister Minister of Finance, Irena Beqiraj, speaks during a Parliamentary economy and finance committee.

Ministria e Financave ka bërë një gjysmë tërheqje për sa i përket rritjes së taksave për profesionet e lira siç dentistët. Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, zv/ministrja Irena Beqiraj tha se do të bëhen disa ndryshime në nenin 4 të projektligjit pas kërkesave të grupeve të interesit.

“Vendosëm që të riformulohet neni 4 i pr.ligjit ‘Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Për të shmangur paqartësitë dhe keqkuptimet, do të specifikohet se kontributet që duhen paguar nga profesionet e lira do të mbështeten deri në pagën maksimale. Kriteret për vendosjen e nivelit të kontributeve do të varen nga: lloji i profesionit, zona ku ushtrohet, eksperienca e të vetëpunësuarit, madhësia e subjektit në fjalë, paga në sektorin publik e ngjashme me profesionin në fjalë dhe statusi i zotëruesit të licencës”, sqaroi ajo.

Nisma e qeverisë u kundërshtua edhe nga vetë socialistët. Kreu i komisionit Erion Braçe tha se duhet të riformulohet ligji, duke përfshirë edhe ndryshimet përkatëse. Ai kërkoi që të specifikohet në ligj edhe niveli i pagës së marrë në konsideratë për secilin profesion.

Deputeti demokrat Sherefedin Shehu i kërkoi zv/ministres që ky pr/ligj të ndryshohet, duke argumentuar se është antikushtetues.

“I vetëpunësuari duhet të vendosë vetë se cila pjesë do jetë pagë dhe cila do jetë fitim. Nuk mund t’ua impononi. Në të vërtetë, ju i keni vënë taksë këtij grupi profesionesh?”-përfundoi Shehu.

Pr.ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 ‘Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” u miratua me shumicën e votave, por me ndryshimet e parashikuara nga Ministria e Financës. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *