Meta takohet me ish-Kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schröder

Saimir Lleshi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) në Berlin.

Gjatë këtij aktiviteti z. Meta është takuar me ish-Kancelarin e Gjermanisë gjatë viteve 1998-2005, z. Gerhard Schröder, i cili ka përshëndetur Kongresin, si edhe me përfaqësues të lartë të SPD-së.

Kongresin e SPD-së e përshëndetën edhe Zv.Kancelari dhe Kryetari i SPD-s, z. Sigmar Gabriel, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti i Parlamentit Europian, z. Martin Schulz. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • – Po prit o burri dheut te bejme dhe nje foto bashke…

    – Nje here tjeter te lutem, se sot s’kam dale te bej gallate per mediat 😉

    Bravo fotografi. E ke shkrepur aparatin tamam ne momentin e duhur.Tani na thoni se per cfare ceshtjesh “serioze” bideuan me njeri-tjetrin…

    Oh sorry… Qenka vetem shkembim ngerdheshje me buzeqeshje. 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *