I sjellin Përmbarimin për “energji të papaguar”, Neranxi publikon librezën dhe letrën e falënderimit nga Rama

redaktor

Një prej kompanive më të mëdha në vend ka denoncuar publikisht OSHEE se po tenton të vjedhë duke kërkuar paratë e një faturimi të 2006-s që i ka marrë njëherë.

Drejtuesi i kompanisë së njohur “Neranxi”, Nikollaq Neranxi,  ka publikuar në Facebook, librezën e dritave, ku rezulton se kompania i ka shlyer detyrimet e 2006-s.

Biznesmeni shton madje se për korrektësinë e treguar nga “Neranxi” në pagesën e energjisë, kjo kompani ka marrë dhe një letër falenderimi nga kryeministri Edi Rama.

Zyra e shtypit e OSHEE ka reaguar pas publikimit të lajmit në Dita online dhe thotë se konflikti i z.Neranxi është me KESH-in dhe jo me OSHEE-në e sotme.

Më poshtë postimi i Neranxit:

OSSHE ky hajdut i madh i biznesit dhe i qytetarëve!

Të dashur miq! Dua të denoncoj publikisht një vjedhje të turpshme që një kompani shtetërore kërkon t’i bëjë Kompanisë “Neranxi”, natyrisht më pas do ndjek rrugët ligjore, aty ku në fakt jam fare i pashpresë, sepse nuk mund t’i thuash hajdutit, kape hajdutin.

OSSHE ka hedhur në gjyq Kompaninë “Neranxi” për dy fatura energjie të pashlyera në shkurt-mars 2006. Për gjyqin nuk na ka vënë në dijeni askush, duke e bërë fshehurazi. E kam marrë vesh tani që më vjen Përmbarimi të më marrë paratë.

Ndërkohë unë kam librezën e dritave ku janë të vulosura të gjithë muajt e vitit 2006 si të paguara. Madje, unë jam stërkontrolluar dhe verifikuar si një subjekt që nuk lë asnjëherë energjinë pa paguar dhe pikërisht për këtë arsye, kam dhe një letër falenderimi nga Kryeministri Edi Rama, bërë rreth një vit më parë. Shkojmë në OSSHE për t’i rakorduar faturat me ta, dhe ata thonë që të dhënat në kompjuter i kemi pas vitit 2006, pra nuk kanë asgjë, kanë vec dëshirë për të na rrjepur. Një pyetje kam për ju, ku mund ta kërkojmë të drejtën në këtë vend.

PS. Bashkangjitur, dokumenti i Përmbarimit që më kërkon 10 milion lekë të vjetra, libreza e dritave me muajt e paguar, dhe letra e falenderimit të Kryeministrit Rama si një qytetar që paguaj dritat”, shruan Neranxi.

fatura 1

fatura 2

12301670_10205429244984366_3599529623681862270_n 12308323_10205429247384426_9000844553425954611_n 11219442_10205429241184271_1045762961074296465_n 12345389_10205429228743960_4537923992298927819_n

 

Share This Article
18 Comments
  • Kokelopa i OSHEE eshte vene nga Rama per te rrjepur shqiptaret.
    Do ti vije dita qe te paguaje per te gjitha keto maskaralleqe, pushtit.

    • Çfare thua me bibe? Si ti dhe si Neranxi s’kuptoni qe akuzuesi dhe kreditori eshte KESH dhe jo OSHEE. Ne asnje rresht te letres nuk permendet OSHEE. Nuk dyshoj se ato para’ jane paguar, por eshte e veshtire te provosh qe arketari i ka derdhur ato para’ per llogari te biznesit vetem me nje vule persiper. Dhe jo pak qytetare jane penalizuar per shkak te hajduterise se arketareve te KESH apo Postes Shqiptare qe paret t’i merrnin, por nuk i derdhnin ne llogarine e duhur.

      • Militant i qelbur i PS…OSHEE eshte emri i ri i cez i cili ishte emri i KESH…ndryshe nuk kane pse kerkohen “borxhet”…Edhe sikur te ndodhte qe zoteria te ishte “borxhli”, ka per detyre ti mbaje faturat 5 vjet e jo me tej…Nuk mund te kerkohen faturat e 20 viteve me pare…
        Jeni njerez te peshtire…ju militantet e te dyja kraheve..Tani sidomos ku te KRM.es

  • Vandalet shtetare tashme i jane turrur edhe njerezve, dikur te krahut te tyre, qe kane guxuar t’i kritikojne.

  • Ky duhet te jete i vetmi kryeminister ne bote qe i ka ndrequr te gjitha problemet e vendit, aq sa ka dhe kohe te tepert, t’i coje levdata paguesve te rregullt te energjise elektrike.

    Kryeminister i papare! Vertet ezemplar i ralle!

    Propozoj qe shkresa e firmosur prej tij te “ballcamoset” dhe te vendoset ke galeria a arteve figurative. 😉

  • Po ndaloj tek nje pike: OSSHE thote qe, sipas saj, “konfliktin e ka me KESH dhe jo me OSSHE e sotme.”
    Atehere i bie qe kerkesa e OSSHE per fatura te papaguara eshte e PAVLEFSHME, sepse i bie qe z.Neranxi e ka kontraten vetem me KESH dhe vetem KESH mund ta hidhte ne gjyq Z.Neranxi, m.gj.se KESH nuk ekziston me dhe Z.Neranxi i ka paguar faturat.

    Pra kerkese e OSSHE eshte e PAVLEFSHME, sepse Z. Neranxi nuk ka pasur kontrate me OSSHE ne vitin 2006.
    PO kujt i thua? Hajduteve te OSSHE qe duan te gjejne mish te ngordhur?

    • O Loni pe betoni. A je i sigurte qe s’ekziston me KESH-i o derdimen? Ku e sheh OSHEE-ne ne ndonje rresht te vetem te letres se permbarimit drejtuar Neranxit?
      Do bej hajer ky vend kur as bisnesmeni i nderuar z. Neranxi nuk dallon institucionet e jo me Loni me shoke. Jo me kot Standard & Poors i rendiste shqiptaret perkrah vendeve te botes se trete per njohurite qe kishin per ekonomine.
      Nga letra duket se ka nje vendim gjyqesor lidhur me kete çeshtje qe mund te kete zgjatur me vite siç ndodh rendomte ne gjykatat shqiptare. Pra Neranxi dhe KESH kane qene ne gjykate per ta zgjidhur kete problem dhe gjykata nuk e ka marre si prove te mjaftueshme librezen e vulosur. Sot po fallsifikohen parate ne menyre te perkryer jo me nje libreze. E them kete jo se dyshoj se Neranxi nuk ka paguar detyrimet, as nuk e mendoj fare, por s’eshte prove e mjaftueshme libreza e vulosur.
      Eshte e trishtueshme kur shikon nivelin e nje biznesi qe paguan ne cash dhe jo me banke nje fature 782,784 Lek (6,500 Euro me kursin e kohes) kur veprimet me cash nga ligji kufizoheshin ne 300,000 Lek dhe ne gjykate nuk eshte ne gjendje t’i deshmoje nje gjendje banke apo nje mandatpagese te nenshkruar dhe vulosur nga banka.
      Njerezit ndonjehere mesojme me mire nga gabimet e veta.

      • Ermali pe verteti…Kesh-i eshte blere nga cez dhe ndryshoi emer sikurse OSHEE ” bleu” CEZ nga OSHEE…(asnje nga keto kompani nuk ka hapur procedure falimentimi)Shiko proceduren civile (jo ate te ndryshuar me VKM nga E-Drama e cila perben edhe shkelje kushtetuese….dhe do te shikosh se e gjithe procedura eshte shkelje..zaten po dalin “borxhe” tatimore te 15 viteve me pare kur kompanite nuk egzistonin…sa per pagesen ne kesh, ne ate kohe NUK EGZISTONTE LIMITI I PAGESES NE KESH…pyete E-Dramen si i ka marre 200 milionet qe i ka futur ne banka..me fatura , apo ne dore…JENI TE PESHTIRE…

        • Hahaha me shkrive o Elio. A u shfryve me kete te fundit qe the?
          E para KESH, OST dhe OSHE kane qene dhe jane 3 institucione me 3 NIPT-e te ndryshme qe u ndane para se CEZ te blinte OSHE-ne. Me pas nga CEZ u kthye ne OSHEE.
          Ti mund te gjesh Edi Ramen si lidhje te OSHEE-se me KESH-in, por nga ana juridike ato s’kane asnje lidhje tjeter ndermjet vetes, perveç marredhenieve klient-furnitor. Kane pasqyra financiare te ndara, manaxhim te ndare, kreditore dhe debitore te ndare.
          Ti do te besh politike me çdo fenomen qe shihet ne vend, nderkohe une mundohem te sqaroj çeshtjen teknikisht. Ka nje vendim gjykate qe s’ka dal nga hiçi, jam i sigurte qe Neranxi nuk u njoftua ne vitin 2015 per kete borxh, duhet te kete qene ne dijeni me vite. Ti mund te jesh ekonomisti i tij qe te ka dhene thesin me para’ per te bere pagesen e dritave dhe ne vend qe t’i derdhje tek arka e KESH-it ne ate kohe i ke çuar ne shtepine tende. Ekziston dhe kjo mundesi apo jo?
          Sa per kufizimin ne 300 mije lek te transaksioneve ne cash gugello pak te gjesh Nenin 9 te ligjit Nr. 9333, date 06.12.2004 vogelush.

      • O Lon Derdimeni. Lexo me mire siper se pervec librezes keni edhe faturat e paguara me TVSh dhe mandatet e pageses, dhe nje Akt Kontrolli nga KESH qe nuk ka asnje detyrim deti ne nentor 2007. Per sa i perket pageses ne Banke apo cash ne zyrat e KESH-it ky nuk eshte argument per te fyer administraten e neranxit qe nuk eshte bere pagesa me banke ndryshe nuk do kishte sportele te KESH ne cdo lagje. Nuk e kuptoj pse harxhoni kohe duke bere komente nderkohe qe duhet te mbani qendrim ndaj ketyre pseudoinstitucioneve qe ne cdo 4 vjet nderrojne emrin e kompanise qe te humbin gjurmet e vjedhjes se parave nga taksapaguesit shqiptare.

  • Nje konstaim i thjeshte: Permbarimi kerkon te ekzekutoje faturat me nr serie 1672726 dhe 1711614 dhe zoteria ne paraqet te paguara faturat dhe 1034569 dhe 1061123.
    Nuk e kuptoj ka te drejte Neranxi apo KESH. Neranxi meqenese eshte me shkolle kete te sqaroje dhe jo te shaje institucionet qe kerkojne para te papaguara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *