Berisha: Jam kundër protestave me dhunë, por i fyer nga bunkeri

redaktor

Në forumin shqiptar për “Liri dhe Demokraci”, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të drejtë dhe jetike protestën e Partisë Demokratike dy ditë më parë në sheshin “Skënderbej”.

“Vendi qeveriset nga një organizatë kriminale dhe vendi ndodhet në një situatë kritike, – tha Berisha.  Roli i rinisë është jetik dhe ishte ajo që udhëhoqi atë protestë të fuqishme. Unë mendoj që duhet të vendosim me kurajë të madhe për t’u ndarë kjo e keqe e madhe që e ka emrin ‘qeveri’”.

Berisha iu rikthye protestës së opozitës, duke deklaruar se është kundër dhunës në manifestime të tilla, por pohoi se simboli i bunkerit komunist në qendër të Tiranës është një fyerje e madhe.

“Rama festoi 70-vjetorin e LANÇI-t duke shpërndarë fotot e satanit, – theksoi ai duke iu referuar diktatorit Enver Hoxha. – Kjo do të thotë se ai ka nostalgjinë e tyre. Unë jam absolutisht kundër protestave me dhunë, por jam ndier i fyer nga bunkeri, nëse pranojmë bunkerin, duhet të pranojmë statujën e Enver Hoxhës. Rama është njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës, pasi nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa i takon protestës, nuk mund të rrimë pa përdorur të gjitha format paqësore për mosbindje civile për të fituar të drejtat e tyre të dhunuara”.

Më pas Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, duke e quajtur atë një njeri “të korruptuar” dhe se  “nuk ka të keqe më të madhe se Kokëdhima.  Beteja ime personale për dinjitet njerëzor”, – shtoi ai.

Share This Article
3 Comments
  • O bastard hipokrit. Ti kishe 2-3 dite qe beje thirrje per dhune e tani ben si i pafajshem, sikur nuk e prisje, sikur nuk kishe dhene asnje udhezim per dhunen.
    Vdis o plehre qe te shpetoje ky vend!

  • O ky hibrit maloku i kryqezuar me stetoskop ne qaf nuk asht civilizim.
    Praktika e tije asht nis e sos kriminele.
    Ky plehane ka ushtrue dhune ,grusht shtetit duke rrembye qeverine me zjarr e hekur ne vitin 14 shtator 1998.Ky ka vrare protestuesit jasht cdo norme e regulli civilizues qytetarie 21 janar 2011.
    Po e mbylli vetem me thirrjen per revolucion mos asht dashuri.

  • Berisha intiligjent! Burre i pakarater!
    Me autogol ne rradake te kokes se vet.
    Vete deklarimi i tije asht nji argument i fort hipokrizie:
    “Berisha: Jam kundër protestave me dhunë, por i fyer nga bunkeri”.
    Do ishte ma i “dashur” te deklaronte se ne karterin tim mbizotron cdo seconde e minutit HIPOKRIZIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *