“Personazhi im, shqiptari tipik emigrant që thotë “po” edhe kur e pyesin nëse di të ngasë avionin”

redaktor

Djali nga Thethi, Praq Rado, i cili u largua në Shqipëria në moshën 16-vjeçare tregon për eksperiencat e reja në kinematografinë amerikane.

Kësaj here, ai është protagonist në dy filma në metrazh të shkurtër. “The Park”, “The Waiter” vijnë pas filmit “Dreaming American”, që pati një sukses të madh në festivalet amerikane, ku edhe fitoi 7 çmime.

Te filmi komik “The Waiter”, Praq luan rolin e një kamerieri, i cili nuk ka shërbyer asnjëherë në jetën e tij. Ndërsa filmi “The Park”, është një eksperiencë krejt tjetër. Kësaj here atij i duhet të luajë rolin e një gay me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja e tij është katolike dhe nuk e mirëpret këtë fakt.

“The Waiter” bën fjalë për një kamerier, i cili nuk ia ka idenë se çfarë do të thotë kamerier por e pranon punën. Është tamam si ai shqiptari, që edhe kur e pyesin nëse di që të ngasë avionin thotë: “Po”. Ky kamerier fillon punën në një praqqqqqrestorant shumë të shtrenjtë” thotë aktori. Sipas tij filmat janë pritur mirë “Sapo kemi dhënë premierat e dy filmave në Nju Jork. Biletat ishin shitur të gjitha, njerëzit i kanë pëlqyer filmat, prandaj shpresoj shumë që të vazhdojmë kështu”- tregon Rado.

Praq Rado (34 vjeç) ka lindur në Theth të Dukagjinit. Në moshën 16-vjeçare ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të realizuar ëndrrën e tij në fushës së kinematografisë. Një ditë fati bëri, që ai të takohej me regjisorin Lee Percy.

Filmi me metrazh të shkurtër, “Dreaming American” është bazuar në historinë e jetës së tij. Te ky film, Rado interpreton personazhin e Zef Ndojit, një i ri, i cili mes shumë sakrificash i duhet që të mbajë gjallë ëndrrën e tij pa cënuar dinjitetin.

Share This Article
2 Comments
  • Aktorit ne fjale per nga c’vise ka origjinen ma shume i shkon emri Zef Ndoi se Praq Rado.Une qe kam origjinen nga ato alpe.Ma vret shume veshin emri Praq dhe mbiemri Rado.
    Aktorit i uroje suksese ne kinematografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *