Në komunën e populluar kryesisht me serb në Zubin Potok janë shënuar grafite pro ISIS. Shënimi është shkruar në murin përforcues të hidrocentralit Ibër-Lepenc.
Kryetari i Komunës, Stevan Vuloviç e ka dënuar aktin, teksa ka apeluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe tek organet e rendit që këtyre veprimeve t’iu jepet fund.
“Qytetarët e Zubin Potokut e meritojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e këto akte që shkaktojnë frikë nuk bën të ndodhin jo vetëm te ne, por askund në botë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Zubin Potokut, Sërgjan Vuçiniç.

Serbeve u shkon shume per shtat t’i akuzojne shqiptaret si mbeshtetes te ISS-it. Dhe kane gjetur xhami ku te falen, fale edhe ca monstrave si ai Lavdroshi i mallkuar dhe disa te tjere mjekercjeper. Duan edhe nje here tjeter te na largojne nga kontinenti yne dhe te na hedhin ne krahet e Turqise dhe te arabeve. Keshtu e kane me kollaj te na shtypin dhe masakrojne, siç kene bere gjithmone me ne.