Nga Adrian Thano
Një tatuazh me drapër e çekan, gdhendur në krah… Një yll i kuq në ballinën e depozitës së ujit mbi taracën e punishtes…
Edhe Mali i Kreshtës, në sfondin e shtëpisë së fundit në fshatin Krajen që ndan Lezhën nga Shkodra, duket i flakë i kuq në këtë perëndim dielli.
Me siguri Vasil Kukaj e njeh Marksin më mirë se gjysma e deputetëve të majtë të parlamentit. E citon vazhdimisht gjatë bisedës ndërkohë që unë vizitoj punishten e tij të mbushur me enë qeramike.
Në zgjedhjet e fundit në kuti duhet të ishin tri vota komuniste.

“Kur përfundoi numërimi, nuk rezultoi asnjë. E kishin vjedhur dhe timen” – qesh Vasili.
Sot në botë, shumica e atyre që merren me qeramikën e blejnë baltën të gatshme.
Por nuk është ky rasti i Vasilit.
Balta e veprave të tij është e tokës së Krajenit. Mbledhja, tharja dhe më pas pjekja e baltës bëhet në atë oborr.
Më pas vjen punimi. Me duar.
Na jep një këshillë zanatçiu:
“Shiheni një enë qeramike nga brenda. Nëse nuk ka vijëzime (i krijojnë gishtat kur ngjizet) nuk është bërë me duar”.
Vasili ishte përkthyes i një prifti italian që erdhi në këtë zonë në fillim të viteve ’90.
Ai e ndihmoi të ikte në Itali dhe më pas të studionte atje, përpara se të vendoste të kthehej në vendlindje për të ushtruar një zanat të vjetër sa njerëzimi.
Artisti dhe tregtari bashkëjetojnë brenda burrit që veç Marksit paradoksalisht citon shpesh edhe Biblën.
Na tregon një enë rreth gjysëm metër, me ngjyra të ëmbla:

“Si kjo blejnë tregtarët e këtushëm dhe i rishesin më pas në dyqane. Nuk duan të kenë të shkruar në trup që janë bërë në Shqipëri. Thonë që nuk ua blen njeri nëse kuptojnë se është produkt shqiptar.
Detyrohem ua shes pa markimin e emrit të punishtes. Por kur shkoj në Tiranë dhe i dalloj në vitrina, largohem menjëherë. Nuk mundem t’i shoh. Duhen 1 deri në 2 muaj për ta bërë një të tillë…”
Bashkë me vazot e luleve që kanë mbushur varrezat e veriut, këto enë janë pjesa tregtare e punës së tij.
Pjesa tjetër, është produkt i krenarisë së tij prej artisti: Janë punimet që shet jashtë vendit.
Veç cilësisë, ato kanë të gdhendur markën e punishtes, emrin e zonës dhe autorit.
Sa fiton në muaj një si Vasili?
“Rreth 2 milion (të vjetra), gjithcka e ndajmë me vëllezërit” – thotë ai pa droje.
I fundmit i komunistëve meriton më shumë. Jo thjesht për punimet e bukura.
Por edhe pse në atë fshat të vogël e të veçuar nga bota, ai ka parë jetë dhe art, atje ku të tjerët shohin vetëm baltë.
Botuar në DITA, dhjetor 2015



Bravo. Arti mbetet art. Ai nuk do te vdes kurrrrrrr
AS QE E KISHA DEGJUAR KURE EMRIN KRAJEN.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Shqiptare te kudondodhur punoni,punoni,punoni, puna e ndershme eshte ylli yne orjentonjes, gjithe te tjerat jane flluska sapuni, vrime ne uje, keto pune te zeza,jo vetem te semurin,por jeton pa nder,mos ndiqni modelet e ajduteve ne shqiperi, ata vjen ora dhe dalin para gjyqit,lajne mekatet ne qeli.Shembulli konkret eshte Vasil Kukaj ne fshatin KRAJEN, te Lezhes. Urime Vaso,urime.
Mësimeve të Marksit sot i përkulet gjithë bota shkencore.
Mjeshter Vasilit i uroj suksese dhe jete te Lumtur !
Mahnitèse èshtè FISHTA, nè njè fundjavè Nèntori. Jo vetèm punishtja e mjeshtrit tè qeramikès, èshtè njè atraksion pèr vizitorèt. Nga oborri i Vasilit, mund tè shohèsh shtèpinè e lindjes sè At Gjergj Fishtès dhe mènyrèn makabre, me tè cilèn ne shqiptarèt rrènojmè dhe harrojmè çdo vlerè tonèn kulturore, çdo urè dhe dèshmi tè gjallè qè lidh shqiptarèt me botèn e civilizuar. Rrènojat e asaj shtèpie, janè njè kambanè ogurzezè pèr gjendjen tonè aktuale.
Prodhimi i verès dhe vajit tè ullirit nga produktet e zonès, mund tè shihet nè fabrikèn aty pranè. Janè prodhime BIO shqiptare. Ata qè dinè tè vlerèsojnè se çfarè èshtè e mirè, nuk largohen pa mbushur çantat e sjella me vete.
Kur flet pèr FISHTÈN, nuk mund tè lesh mènjanè njè adresè tè njohur pèr shumè njohès tè zonès. MRIZI I ZANAVE, èshtè vendi i duhur pèr tè njohur kuzhinèn dhe traditèn shqiptare. E gjitha kjo, me njè shèrbim dhe cilèsi, qè rrallè e gjen nè vendin tonè.
Ishte kènaqèsi e veçantè, tè shihje nè faqet e gazetès DITA, diçka origjinale shqiptare si mjeshtèr Vasili dhe fshati i tij, qè duhet ta njohè çdo shqiptar, qè e don vèrtetè kètè vend dhe banorèt e tij.
Nga njeriu i punes buron vec drite e ndershmeri , miresi e njerezillek ! NDER DHE RESPEKT PA FUND ! JU JENI NGA TE PAKTET SHQIPTARE TE VERTETE , me pune e vepra !
Pak me tej ne fshatin Blinisht ndodhet Mrizi i Zanave qe renditet si nje nga 4 risite e kuzhines moderne boterore.
Ka perla atdheu, ka njerez qe duan punen dhe vijne te huajt i vleresojne.
Ne mbetem duke u mare me hajdutet ne Parlamentin e tiranes
he mor sali kellira dhe llumi i disidenteve te rene nga fiku, se ju mbeti ne goje antikomunizmi, nga komunistet nuk i erdhi gje e keqe vendit, perkundrazi. Vetem nga anetaret e partise si puna juaj qe ishit per karriere, u be ibret ai sistem dhe po behet ibret demokracia.
nuk eshte e vertete qe eshte i fundit komunist
Ne Shqiperi ka shume komuniste,por mos i ngaterroni me ata komuniste qe formojne sot disa parti,qe vetem emrin kane “KOMUNISTE”,si ajo e diteziut Milloshi,qe votoi per KRIMINELIN Basha duke bashkuar votat me FASHISTET E BERISHES!!
Propaganda e sotme FASHISTE boterore me djallezi nuk permend SOCIALIZMIN qe u rrezua me TRADHETI,por e quajne jo me kot “KOMUNIZEM”!
Ata e dine se KOMUNIZMI nuk ka ekzistuar as si TEORI ne bote,por qellimisht ulurijne se JA KY ISHTE KOMUNIZMI DESHTAK,qe ju la ne MJERIM!!!
SOCIALIZMI eshte sistemi me NJEREZOR ne bote,por ate e mbyti FASHIZMI BOTEROR DHE TRADHETIA NGA BRENDA duke shkallmuar keshtjellen BRSS,ndersa sa i perket KINES,ajo pervec emrit NUK KA PATUR ASGJE KOMUNISTE!!!
Kush ka qene ne Kine para 90-tes e ka pare nga afer se sa pak ekzistonte SOCIALIZMI atje!
Ne Kombinatin Metalurgjik te Pekinit,drejtor i tij ishte nje KOMUNIST,ndersa nendrejtor ishte ….ISH PRONARI!!!
Mjafton te shofesh ,se si devijoen temat nga shqipcaret ,
dhe kupton lehtesishte se me cfartruri debilash ke te besh ne ate vend …
duke harruar teorine e evolutioni-t , qe na tregon se eshte Puna ajo qe ndikoj
ne transformimin e njeriut primitiv ne ate moderrn ,qe ai duket sot .
Majmunet mesiguri kane dicka kunder evolucionit gjithmon ,sepse kann ngelur ne pakice .
Titulli eshte i pa gjetur…mbasi Vasili eshte nje nder komunistet shqiptar,radhet e te cilve po shtohen dita dites edhe si pasoje e politikes se mbrapesht ne keto 25 vite….Pra nuk eshte i fundit. Puna dhe perkushtimi i tij jan nje leksion per gjith shqiptaret, mbasi ky vend behet vetem me pune….
Edhe ti o kryeredaktor komunist safi je, u bëtë me kte Vasilin dy më duket, nga kjo video i tille dukesh në mos
https://www.balkanweb.com/sfidon-gazetari-njerezit-qe-zgjedhin-kryetaret-me-cilesite-me-te-uleta-te-personalitetit-si-nuk-del-nje-politikan-te-thote-dua-te-jem-i-zgjedhur/
Jo, ç’ne komunist Vasili?! Komunistet vjedhin, u marrin nastradineve punishten e sapunit dhe Lekat me patllake te koka. Mos trego ku e ka punishten Vasili se Rama i ka alergji komunistet dhe do ia mbylli biznesin. Biles Vasili eshte qenka edhe besimtar katolik, kur prej emrit Omonia do e kete shenuar per grek permbi Shkumbin. Interesante, se sot ne nje forum shtrohej nje pyetje filozofike: Me cilin krah politik eshte Kisha, me te majtet apo me te djathtet? Pothuaj unanimisht te gjithe pranonin se Krishti ishte i majte, ndersa Kisha gjithnje eshte me te djathtet.
Loko – Loko @…………………………………….
Cfare flet e dsikuton o loko .Kam qene vete ne kine 3 muaj e gjysem dhe e kam gjezdisur po thuajse te gjithe nga veriu ne juge Kinen . Mos harojme ka qene para viteve 90 .Ka qene diktature ,more Loko- Loko .Ne oren tre te mengjezit ne qender e kudo ne cdo cep ruge e rugice te Pekinit me autoporlande te fuqimesh lexoheshin veprat e Mao Ce Dunit .Kinezet e shkret me bicikleta ,me qe qytet jane shume te medhaja ,duhet te ishin neper fabrika ne orar ,dhe degjonin citatet e Maos kudo dhe cdo dite e cast .Kishte frike nga sigurimi vendas nje Kinez te ndalonte ne ruge ,tamam si ne ne kohen e diktatures ,po tna ndodhte ,kur nje eurpian mund ta pyeste per hall ose per ndonje adrese .Personeli i hotelit ,te fliste vetem kamerieri ne restorant ,dhe po te shihte kamarieri Kinez ,jo ne qytet rasteisht ,por edhe ne holl te hotelit ,bente sikur nuk te shikonte e kishte me ligj ,qe mos te fliste ,se e gjente belaja .
Kurse ne Shangai ,ne nje park te madh per shetitje ishte e shkruar ne anglisht . Ketu ne kete park ,edhe qente e rugeve lejohen te kalojne osa te rine ,por kuren e kurres , nuk lejohet te shetisin perendimoret borgjeze . .Kam qene ne Kanton ne jug .Nje shkencetar kinez me fame boterore ishte denuar nga Mao Ce Duni , perlare nga revolicionin Kinez ,dhe punonte ne bujqesi .Ai komentonte me ipokrizi ,natyrisht nga frika ,kur erdha ketu i denuar nga revolucioni ,si borgjez qe ishja ,njerezit ketu me thane me te drejte dhe me ndihmmuan ,se duart e tua duhet te jene me kallo , e jo te buta si borgjez ,por kur mu bene duart me kallo ,me thane ti i ke kepucet si borgjezez edhe robet ,dhe tani jam i veshur me dok jeshil si fshateret e me kepuce atlete ,dhe e ndjej qe po regullohem ,po pastrohem nga idete e mia borgjeze ,prandaj ore Loko -loko ,mbaje mire e timonin , e vre rrugen , mos na co nga diktatura kineze se do perplasesh makinen e do na hedhesh ne kanal ???
Kurse ne Pekin nuk ka kombinat metalurgjik ,por ka ne qytetin e Nankinit , , ndodhet ne veri te Pekinit .Mbaj mend e kam vizituar kete metalurgji ishte shume i madh dhe punonin 240 mije punetore .Por kjo ska rendesi ,edhe Kina ishte diktature ,tamam si ne shqiperia ne ate kohe .prandaj …???
Eh more Adih i mjere,qe hiqesh se je njohes i tere botes!
Kam qene ne Kine ne vitin 1970 deri ne 1971 dhe vizitova Kombinatin Metalurgjik te Pekinit ne periferi te qytetit,rreth 100 km larg!
Atje na prezantuan drejtorin komunist dhe n.drejtorin ish pronarin e tij!
Per cfare Partie Komuniste derdellit zotrote,per cfare veprash te Maos llap,kur veprat e tij ishin vetem 4 vellime,qe permbanin fjalkimew,udhezime,komunikata etj te tij etj deri ne vitin 1949 dhe keto te perpunuara e redaktuara nga nje instruktor sovjetik qe kishte derguar Stalini!
Ndersa gjate gjithe kohes ne Kine populli dhe ushtria lexonin dhe edukoheshgin vetem me broshuren e kuqe,qe e prune edhe ne Shqiperi me CITATET E MAO CE DUNIT,qe kulmin e kishin tek keshilla,qe “Mos u bini me qafe femrave”!
Se cfare Partie Komuniste ishte ne Kine e verteton e sotmja e Kines,qe ne fakt eshte komplet kapitaliste,por ama formalisht quhet komuniste,vetem se sundon nje parti dhe nuk ka pluralizem!
Ne fakt asgje nuk ndryshgon edhe nga Shgqiperia,se ketu keto 30 vjet vetem nje parti dhe nje DIKTATOR ka sunduar,qe nga Berisha e deri tek Rama!
Por ndryshimi i Kines eshte se u be fuqia e dyte boterore,ndersa ish komunistet tane fashiste e cuan vendin ne mjerim 100 vjet prapa!
Adih,je nje gomar pa samar dhe derdellit si e ema e Zeqos maje thanes!
Dukesh qe je lab gjysem opinge me gjoksin grope!
Sa per dijenine tende te mjere qyteti i Nankinit,ku ishte edhe ura me e gjate ne Kine dhe tuneli nenujor nen lumin Jangce,eshte mijra km larg Pekinit e jo sic llap ti vetem 100 km!
O mashtron,o ke rrjedhur!
E kam shetitur tere Kinen me aeroplan ne dispozicion,sepse ishim 60 shqiptare dhe kemi pare cdo gje!
Te gjitha sa llap i ke genjeshtra me te degjuar!
Hyyy,plehre!
Shiko pronat e leri perrallat me Kinen,o trap!
Nuk ka komunist qe punon me balte.
Komunistet e vertete qe kemi njohur ne merreshin me mbledhje partie,si Sali Berisha.
Marxi i Sali Berishes ishte nje shpirtqen qe denonte,burgoste,interrnonte dhe vriste ne kufi.
Marksi i ketij pocarit e ndihmon te shese prodhimin,pa i permendur MBIVLEREN,e lejon edhe ne Kishe..
Mos kane qene dy Marxa o pocar?
Se Berisha NJE ESHTE.
Si komunist,si antikomunist maskara ka qene.
Kur flet pèr fshatrat TË KËTYRE ZONAVE , nuk mund tè lesh mènjanè njè adresè POLIGONI QITJES Krajnë -fishtë ,i aplikuar me ARMËT E KËMBSORISË tè njohur pèr shumè qitës tè zonès ATY,KU BËHEJ GARA QITJE .
MOS HARROJMË cilësia e lartë e mishit GJELI DETIT -KRAJNË -FISHTË -BLINISHT -MABË ,KODHEL ME KRYEQENDËR BLINISHTIN + DAJÇIN ISH dy KOPERATIVA TË TIPIT LARTË që dalloheshin për rritjen e gjelit detit.me cilësi të lartë që kurkund nuk e gje. .
Këtu është vendlindja e Fishtës madhë ,ështè vendi i besimit fanatik të fesë katolike ,por vendi i duhur pèr tè njohur kuzhinèn dhe traditèn shqiptare të konsumit turshisë ,verës e rakisë butë pa kufi me muhabet ,mikpritje e taban shqiptari .
E gjitha kjo,panoramë bujarie e mikpritje i shoqëruar me njè shèrbim fisnik , thjeshtësi dhe cilèsi , rrallè e gjen nè vendin tonè do mbetet i pa harruar dhe shumë mbreslënse .
Edhe njëherë ,Faleminderit Adrian THano ke zbuluar vërtet një zonë komuniste ,por dhe zonë fisnike me themele patëriotizmi .
Ky komunisti nuk duhej reklamuar,se ai nuk ka kerkuar falje per krimet qe komunizmi i ka shkaktuar ketij populli!
Ky hiqet si puntor,por nuk tregon se sa vete ka spiunuar si hajdute,pederaste,spiune etj dhe qe sot mezi marrin milionat e kesteve te burgut!
Ky maskohet me kete pune se dikur do kete qene sekretar partie rrethi apo antar i KQ te PPSH,por nuk tregon!
Se Shqiperine e ndertuan te burgosurit e jo ata si ky komunisti!
Se komunistet rrinin tere diten ne kafe,luanin domino dhe ne punonim!
Do thoni ju,po keto 30 vjet pse nuk punoni?
Po pse akoma do punojme ne?
Boll i kemi milionat e burgut,ndersa ketej e tutje le te punojne komunistet!
Po demokracine kush do ta ndertoje?
Ja keta komunistet,se ne mjafton qe e rrezuam me urdher te…sigurimit,se doemos nga halli shumica jone spiune edhe te sigurimit u beme,prandaj nuk i hapim dosjet se dalim te tere deshmitare te njeri tjetrit!
Po ndonje sigurims qe ju ka torturuar pse nuk e keni denoncuar?
Jo more!
Po ata i kishim shefat tane ne!
Tek ata spiunonim!
Bravo per punen dhe Artin tend qe transformoj humanet e isolli deri sot ne ekonomi tregu,sa per sistemin telutem Lexo me shum,te kerkoj ndjes vetem nese ti pranon qe arti jot eshte Utopik.