Në gjithë historinë e “gjobës Veliaj” ndaj PD-së për vandalizimin dhe shkatërrimin e qytetit në protestën e thirrur nga selia blu në 8 dhjetor, demokratët kanë gjetur strehë te korrieri i tyre që gjetën në Bashkinë e Tiranës, se sa te lajmi i 163 milion lekëve që kryetari i PD-së Lulzim basha, duhet t’i paguajë qytetit për dëmet e mëdha materiale që protestuesit e tij i shkaktuan Tiranës.
Kaq shumë u ka djegur gjoba e Veliajt drejtuesve të PD-së, saqë skanuan shpejt e shpejt historinë familjare të korrierit-polic bashkiak, e duke qenë se u doli djali i kryetarit të PD në Fushë-Krujë, e bënë të tërhiqej nga firma që ai vetë kishte hedhur në fletën e gjobës që shoqëronte faturën e dëmëve materiale të protestuesve demokratë në qytet.
Drejtuesit e PD u habitën shumë nga zbulimi i korrierit të tyre në Bashki, çka konfirmonte se ia kishin futur kot me akuzat për largimet masive nga puna. “Për sa kohë që unë i kam dalë vetë zot dhe kam firmosur të gjitha dëmet, nuk kam nevojë të fshihem pas askujt, sepse i kam vënë emrin tim dhe ia kam drejtuar fletën e dëmeve me firmën time kryetarit të Partisë Demokratike që ishte institucioni, që kërkoi leje për protestën. Unë e kuptoj se polici i dezhurnit që duhej të shoqëronte me fletën e gjobës të gjithë listën e dëmeve në PD, rezultoi që ishte djali i kryetarit të PD në Fushë Krujë. Por them se kjo e nderon Bashkinë, që ne pavarësisht se çfarë thotë PD, nuk u bëkemi biografi njerëzve, sepse po t’u bënim biografinë, ai s’duhej të ishte aty, me standardin e demokratëve. Por, sigurisht që ndiej keqardhje, më dhimbset që ajo është një parti që me stilin e vjetër komunist u bën biografinë njerëzve dhe ua përdor për të hequr dorë nga detyrat e tyre”, deklaroi dje Veliaj.
Gjithsesi, ajo që mbetet është gjoba prej 163 milion lekësh, të cilën PD-ja ka edhe 4 ditë kohë për ta paguar pa kamatë, ose edhe 27 ditë kohë që drejtoria e taksave dhe tarifave vendore të mos i bllokojë llogaritë bankare. Burime pranë Bashkisë së Tiranës shprehen se lista e detajuar e dëmëve materiale të shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit, plotësuar nga të gjitha ndërmarrjet e bashkisë, ka shkuar sot me postë në selinë e PD-së. Institucionet që kanë bërë bilancin e dëmëve përfshijnë Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ndërmarrja nr.1 e pastrimit, si dhe ndërmarrja nr.2 e rrugëve, ndriçimit dhe infrastrukturës.


Vetem keshtu marrin vesh keta ….”DRU ME PRE-te” e Sali Berishes!
Thyejini brinjet me GJOBA STRATOSFERIKE qe te paguajne edhe …SHURREN e protestuesve te tyre ne lulishtet e qytetit!
partizani:Ala ka partizan gjall.Po edhe nese ka shurren tani e bejn ne pantallona.Nje gje me habit se si ka mundesi te vlersoj per tre ore demet e shkaktuara nga turma.Po si ka mundesi qe demet e shkaktuara nga permbytja ne Tirane dhe te gjitha per fajin e tij qe nuk ka marr masat e duhura per pastrimin e kanaleve as qe e ka vene ujet ne zjarr.Ky qe erdhi me te gjitha ato premtime populli po e shef se cfar po bene.Nje gje dihet se dasmen e beri si sheik me dy seri,njeren ne kala e tjetren aty ku u pa.Po i lumi ai per per nene qe ka ja beri dasmen me kursimet e pensionit dhe nga ruajtja e lekve te kursyera nga shitja e fiqve.Veliaj do bente mire te mos replikonte me Bashen per punen e kastravecit.Po sidoqoft e beri mire po huazoj nje kang partizanesh qe kendonin dikur per Abaz Kupin: NJE VENDIM BAZI QE E MORI,ASHTU HYRI ASHTU DOLI KASTRAVEC.Megjithse ne ate stan komunistesh pra te PS ate dhoj bulmeti gjen.Mire thonin gjermanet e luftes KOMUNIST CAPUT!