Shkenctarët kanë zbuluar për herë të parë një makineri që imiton mënyrën se si truri i njeriut mëson informacione të reja.
Sistemi i përshkruar në gazetën “Sience” është një model i cili rikrijon aftësinë unike të njerëzve për të mësuar koncepte nga një shembull i thjeshtë.
“Megjithëse ky model kompjuterik ka kapacitetin për të mësuar shkrimin e dorës mund të zgjerohet edhe në sisteme të tjera si për shembull të mësojë gjestet, lëvizjet e kërcimit, gjuhën e folur dhe atë me shenja.”- është shprehur Prof.Joshua Tenenbuam nga Insitituti i Teknologjisë i Massachusetts.
Ai tha se synimi i tyre është të krijojnë një makineri që mund të imitojë aftësitë mendore të fëmijëve të vegjël por janë ende larg ndërtimit të saj .
Sistemi që përdoret në makinerinë e tyre quhet “Bayesian Program Learning” ku konceptet prezantohen si programe të thjeshta kompjuterike.
