Ne dy dite te vizites ne Washington DC, Fatmir Mediu u ftua nga Senatori Jim Inhofe te merrte pjese ne seancen degjimore, te organizuar ne Komitetin e Çeshtjeve Ushtarake te drejtuar nga Senatori John McCain, ku u diskutua rreth situates ne Siri dhe luftes kunder ISIS dhe terrorizmit.
Ne kete seance ishte i ftuar per te referuar per keto ceshtje Sekretari i Mbrojtjes Carter dhe Zv/ kryetari i Shtabeve te Bashkuara te Ushtrise Amerikane.
Seanca u perqendrua rreth situates ne Siri, mundesise per te derguar trupa ushtarake ne Siri kunder ISIS, ndertimit te nje force multinacionale ushtarake si dhe kordinimi i veprimeve kunder Foreign Fighters, te cilet jane nje kercenim real per akte terroriste ne Balkan, Europe dhe kudo.
Po ashtu Mediu ishte i ftuar ne mengjesin e organizuar nga Grupi i Lutjeve ne Senat, ku mernin pjese rreth 20 Senator te dy kraheve politike.
