Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka ka arritur te jete pjese e formacionit me te mire te Europa League per kete jave.
Ai e meitoi plotesisht vendin e tij pas nje loje te shkelqyer me ekipin e Bazelit.
Goli i fitores per zviceranet u shenua pikerisht fale nje pase te shtatshkurtrit shqiptar.
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Ligës së Europës, për këtë raund ndeshjesh, të fundit në fazën e grupeve, në të cilin ka përfshirë edhe mesfushorin e kombëtares sonë kuqezi.
Ai është përzgjedhur si mesfushor shkatërrues, qendror, së bashku me belgun e Napolit, Mertens. 24 vjeçari ka luajtur 15 ndeshje në kampionatin helvet, këtë edicion, ku është ndëshkuar pesë herë me kartonë të verdhë.
Në Kupat e Europës, po për këtë edicion, Xhaka ka luajtur 6 ndeshje, ose e thënë ndryshe 540 minuta. Pjesë e kombëtares kuqezi ka qenë në 9 ndeshje.
