Rama: PS nuk është trampolinë për një vend pune

Dita

Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në turin e takimeve me bazën ishte Gjirokastra.

“Procesi nuk është i lidhur vetëm me nevojën për të hapur, zgjeruar, rritur dhe forcuar Partinë Socialiste, por gjithë ky proces është i lidhur me domosdoshmërinë për të fuqizuar kursin e reformave, përmbajtjen e qeverisjes tonë dhe për të çuar edhe më shumë energji përpara operacionit tërësor që kemi nisur me reformat tona. Është domosdoshmëri që të kuptohet se ka një lidhje të brendshme të rëndësishme mes asaj që bëjmë si forcë kryesore qeverisëse në qeverinë e vendit dhe asaj që ne bëjmë çdo ditë për këtë proces brenda Partisë Socialiste”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama këmbënguli edhe njëherë se Partia Socialiste nuk mund të jetë një trampolinë për t’u hedhur në një vend pune në shtet. Si shembull i kësaj, ai u ndal tek reforma në arsim.

Kam parë reagime të shpeshta në lidhje me arsimin, por ne jemi krenarë për reformën që po shpëton shkollat nga kthetrat e politikës“, deklaroi kryeministri.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *