Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Dhe presidenti e dekoron Berishën? Dhe ambasadori amerikan bën takimin me të që në ditët e para të emërimit të tij si ambasador në Shqipëri? Dhe Rama tregon përralla me nastradinë? Dhe qeveria vulos amnistinë për deputetët kriminelë? E mjera Shqipëri! Shpëtoi në ‘97-ën, po më duket se do të copëtohet tani. Kështu rregullohet edhe lobi grek, edhe ai serb. Po kështu rregullohen edhe ekuilibrat me Rusinë e pushon lufta. Historikisht kështu ka ndodhur me ne. Sa herë bëhen trazira lakmitarësh, vjedhin nga një copë Shqipëri, ia hedhin si kockë qenërisë dhe bien rehat për ca vite.
Nuk e kuptoj, çifutët nuk kishin shtet dhe gjetën furrik. Maqedonia po ashtu. Greqia po ashtu. Shteti Islamik po ashtu. Ne pse duhet ta lëshojmë truallin tonë? O njerëz, kthjellohuni!
