Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, shpëtuam dhe këtë herë
Nga ISIS-i shqiptar
U nxinë rrugët nga banditë
Të udhëhequr nga kusar.
Trimat e Sali barbarit
Se ç’e tundën dhe një herë
Heroizmat i treguan
Duke djegur një bunker.
Në ballë doli Lul kusari
Hajduti që shiti detin
Pëlliste më fortë se gomari
Thua do bënte kimetin.
Tubin e doroviti
Rreshteri i Salës dorac
Për të bërë dekorime
S’tregohet dhe aq koprac.
President firaun
Nuk ka njohur historia
Dekoroi një spiun
Flamurit i ka rënë zia.
Ngjyrë e kuqe u njollos
Shqiponja u arratis
Kriminel Sali kusari
Këtë simbol e bëri pis.
O rreshter, t’u thaftë dora
Si s’u bëre një herë burrë
Dekoron një kriminel
Me emrin e lartë flamur.
