Shtylla elektrike e vendosur në segmentin rrugor në zonën e Don Boskos, është zhvendosur nga OSHEE, paraditen e së shtunës. Shtylla e tensionit të lartë ka shkaktuar një mori aksidentesh në vitet e fundit në këtë zonë.
Prej kohësh banorët e kësaj zone ishin ankuar, ndërkohë që dhjetra raporte mediatike më herët kanë kërkuar largimin e kësaj shtylle si një burim aksidentesh.
“Pas një kërkesë urgjente të ardhur nga Bashkia e Tiranës, ne kemi ndërhyrë për të mundësuar zhvendosjen e shtyllës që është në rrugën Don Bosko. Nga kërkesat e shumta të banorëve, u morën masa nga OSHEE për zhvendosjen e kësaj dhe sot po realizohet kjo zhvendosje”, thotë një inxhinier i OSHEE-së.
Por, kjo shtyllë e tensionit të lartë në zonën e Don Boskos nuk është e vetmja në rrugët automobilistike në vend. Nga gabime të rënda dhe të projekteve të kaluara të OSHEE-së janë vendosur disa shtylla në segmente rrugore, të cilat janë kthyer në problem serioz për trafikun dhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Ne lajmet ne nje kanal TV nje gazetare IDIOTE qe thoshte: Shtylle vene para 10 vitesh??????
kur kjo shtylle, une e di qe ne ’94 qi eshte aqe.
Gazetare katunare Çeçeniw qi jane.
Rruga eshte bere tek shtylla. Shtyllen e mbaj mend qe nga fundi I 70′. Rruga Nish kepuca
Ky perben nje nga lajmet me sensacionale te 10 vjecarit te fundit ne Shqiperi. Kjo shtylle e tensionit te larte ishte bere problem per infrastrukturen e lagjes, por me teper per projekte te supermedha nderkombetare, si : Koridori 8 te, koridori 12-te, gazsjellesi TAP dhe sidomos per per projektin e madh te Luongo mares.Respektet me te medha qeverise qe ka specialiste te mehenj qe dine t’a kapin lepurin me qerre. Nuk ja harrojme kuurre ketij buzevicit, hajdutit kryesor te bashkise se Vangjushit tone Durres dhe tani baxhanaku i Damian Gjiknurit. Mos vdekte kurre njeri para teje, o i pavdekshmi Adrian Cela. I perjetshem kujtimi yt i paharruar. E ke bere fora sidomos me ato dy plakat 100 vjecare. T’a pacim borxh e t’a shperblefshim sa me shpejt ne hidherime.