FOTO: Është kjo pamja që ka patur Krishti?

redaktor

Disa shkencëtarë britanikë, asistuar nga arkeologë izrealitë kanë rikrijuar atë që besojnë se është imazhi më i saktë i Krishtit.

Duke aplikuar metoda të antropologjisë kriminale, shkencëtarët kanë risjellë një imazh që qëndron shumë larg ikonografisë dhe imazheve të përdorura nga artistët.

Krishti në botën europiane dhe perëndimore piturohet si një person fytyrëhollë, me flokë të gjatë, sy me ngjyrë, buzë të holla dhe me hundë të drejtë.

Në proces ka marrë pjesë edhe Richard Neave, nga universiteti i Manchester në Angli, i cili është i njohur për rikrijimin e pamjes së Filipit II të Maqedonisë dhe mbretin Midas të Frigisë.

Metodikisht është ndjekur një rrugë që ngjan se ecën pas hamendësimit: mendohet se Krishti ka patur fytyrë të ngjashme me semitët e Galilesë të kohës së vet. Kështu që hapi i parë ishte studimi i kafkave nga zonat afër Jerusalemit.

Me ndihmën e kompjuterëve u realizua një model tipik i zonës, duke gjeneruar mandej tiparet e fytyrës.

Në konsideratë vjen edhe fakti se Jezusi siç thuhet në Bibël ka punuar marangoz deri në moshën 30 vjeçare, kështu që me siguri ka qenë më muskuloz nga sa paraqitet në ikona.

Në përputhje me karakteristikat racore, shkencëtarët mendojnë se lëkura e tij ka qenë më e errët sesa e kemi të ngulitur në imagjinatën tonë nga artistët, pasi sipas Charles D. Hackett të Candler School of Theology në Atlanta, “imazhi i përftuar prej nesh ka natyrë instrumentale dhe i është përshtatur vlerave tona” – raporton Esquire.Com

Në fund është prodhuar ky imazh, që pretendohet se qëndron më pranë tipit semitik të kohës:

1449856222-jesus3

k.a. / dita

Share This Article
35 Comments
    • Jesusi, nuk ka ekzistuar fare dhe ai është një personazh i sajuar nga skriptët e oborrit të perandorit romak TItus Flavius, që sajuan dhe Ungjijt duke u nisur nga ngjarjet gjatë luftës Çifuto-Romake në vitet 70-të, me qëllim që të mposhtej rezistenca çifute. Ne s’dimë asgjë për jetën e Jesusit për 30 vjet rradhazi. Nuk ka asnjë dokument apo dëshmi kadastrale që të ketë të rregjistruar emrin e Jezuit. I vetmi burim historik për epokën është libri i historianit dhe kronikanit Flavius Josephit (djalë i adoptuar në oborrin flavian) -Lufta e Çifutëve, në të cilën nuk përmendet asnjëherë Jesusi edhe pse i shkruar 60 vjet më vonë.

      • Jezusi ka ekzistuar vertete por nuk qene gje tjeter pervec se nje predikuesi apo rabbi si munde te quhet nga cifutet.Predikonte njelloj si gjithe rabbit e tjere pa asnje lloje ndryshimi. Mendonte se ishte Mesia per nje pjese te popullit te tij. Persa i perket qe flitet apo shkruhet ne histori qe ishte i biri i Zotit eshte nje fantazi e vertete te cilen e ka krijuar kisha né shekuj…Munde te ndjekesh perkthimet e profesor Mauro Biglino ne YouTube..Bibla eshte nje liber interesant dhe i bukur por flet krejt ndryshe nga ce kemi mesuar…

    • jo po ka qënë jeshil!!
      o kree
      ça kujton ti se janë arabët,vikingë??
      ajo që më bën përshtypje është përsëritja e këtyre “të rejave” që na sjellin çdo 5 vjet!!para 5 vitesh ishte i njëjti artikull me të njëjtën përmbajtje!
      dhe kësaj rradhe nuk kanë vënë komnetet e 5 viteve më parë!!
      këta nuk kanë o turp,o tru!!
      nuk i kanë të dyja më duket!

  • E kujt I plasi se si ishte Krishti ? Krishti dhe Muhameti per mendimin tim kane qene dy njerez qe me forcen e fjales u vune ne qender te vemendjes ne popullin injorant si puna e Politikaneve te sotem qe kur nuk marin poste kalojne ne parti kundershtare pa ju bere syri ter se shkelin Idete e tyre . Po keshtu edhe Krishti me Muhametin duke qene njesoj te zote per te ndikuar mbi popullin nuk mund te rinte njeri nen hijen e tjetrit keshtu qe krijuan Fe Myslimane dhe Krishtere dhe te dy ata ishin te kenaqur se kishin KOPENE e tyre per ti degjuar.
    Nuk doli Enveri dhe tha cju duhet Zoti, Zot jam une dhe te gjithe faleshin tek ai
    Nuk doli para pak kohesh ne nje vend qe tha vendi im ka qene laik tani une vendosa te jem vend Mysliman . A mund te dali njeri ta kundershtoje? Po te doje ndonje le ta provoje
    Pra edhe nje here kujt i intereson se si ishte fytyra e Krishtit pervec atyre qe duan te mbajne gjalle Mite qe popullit te shkrete nuk i intereson .
    Eshte njesoj si historija e nje murgu spiun qe mallkonte gjuhen Shqipe dhe sot e bene Shenjt?

  • Arben , do t’ja hidhnim me mire bythes , po te shikonim imazhin e Muhametin 63-vjeçar , me te shoqen Aishen 9-vjeçe .

  • Krishti eshte i vizatuar me ngjyrat me te dashura e me te ngrohta, ne shpirtin tone. Ne shpirtin tim dhe te besimtareve te krishtere…

  • Ky lajm ka vite qe ka dale media,nuk eshte ndonje e re!!!
    Ne fakt ai mund te jete Jezusi i vertete,sepse dhe gjithe banoret e zonae te jeruzalemit e perreth ishin gjysem te zinj…

  • Un mendoj se s’do ishte aspak serioze te spekulohej ,
    me lajem te Tilla ,mbi Figuren e Jesu Krishtit , nderkoh qe nder shekuj ,
    njihet tashme nga gjithe njerezimi.
    Nuk e di se cili do ishte qellimi vertet i publikimit te ktij lajmi , por duke par se sot n bote ka nji fryme histerike c’mitizimi te figurave te medha te historise njerezimit ,
    kte lajm do ta merrja me shume , si nji perpjekje per te arritur nji sensacion ne media e me gjere ,asgje te besushme .
    Disa vjet me pare ne mediat europiane diskutohej ,nen histerine e zbuluseve te epokes cmitizuse edhe mbi Leo Da Vincin si nji mashtrues ,i cili i vidhte skicat nji miku te tij ne Milano qe studjonte ing . !!!
    Ose qe Shekspir i vidhte poezite dhe shkrimet e tij prej Lordit Oxford , pra thjeshte spekullues te paskrupull.

    • ORE NE THELB STUDIMI THOTE SE KJO DUHET TE KETE QENE PAMJE “MESATARE”, NESE MUND TE PERDORET NJE TERM I TILLE, E NJE NJERIU QE KA JETUAR NE ATE PERIUDHE NE ATO TERRITORE.

      VETEM KJO ESHTE SHKENCORE, TE TJERAT JANE TALLAVA.

  • Kur jep gjykime edhe ky Arbeni , te vjen te çahesh ne kater pjese .Po ku ke tru ti , more i zi , te japesh mendime , ti di vetem allahu ekber , asgje tjeter .

    • që arbeni është një fondamentalist,këtë e dimë të gjithë,por që në këtë rast ka bërë një koment të saktë!!ka interpretuar nëmënyrën më të saktë shkrimin!!
      atë që thonë dhe artikullshkruesit,përmënd dhe ai!ata nuk thonë KJO KA QËNË FYTYRA E KRISHTIT,ata thonë,se duke mos pasur asnjë pikturë,skluptuirë ose vizatim të thjeshtë që mund të identifikohet deri në një farë mënyre si pamja e vërtetë e tij,ata kanë bërë një mesatare,të përgjithëshme,të pamjeve të njerzve të asaj kohe!!arbeni të thotë po këtë gjë!!
      ai ndryshe nga shumica tuaj në këtë rast ka qënë i drejtë si me interpretimin e shkrimit,po ashtu nuk bën asnjë lloj keq interpretimi,nuk fyen aspak profetin tuaj!!
      sa për studimin dhe shkrimin për pamjen e supozuar të krishtit!!
      është e vërtetë që çdo popull ka një mesatare,një ngjashmëri që përfshin rreth 80% të pjestarëve të tij!!
      por të mos hrrojmë se kemi një 20%she që del jashtë normës!!në këtë përqindje bëjnë pjesë njerzit e bukur dhe ata të shëmtuar!që dhe kjo përqindje ndahet më tej në shumë të bukur dhe shumë të shëmtuar!!e njëjta gjë vlen dhe për ngjyrën e lëkurës!
      kështu që krishti përveç mesatares që menduar mund të ketë bërë pjesë në të dy përjashtimet në atë më të bukurën dhe në atë më të shëmtuarën!!në atë me ngjyrë më të errët dhe në ngjyrë më të hapur!!mund të ket qënë një njeri me pamje normale ose jashtë normales!!
      për kohën tonë nuk ka shumë rëndësi pamja!!kanë idetë që thuhet se ai ka përhapur,por mbi të gjitha në mënyrë absolute ka mënyra se si interpretohen këto thënje të tij të trasetuara nga apostujt e tij!!
      nëse këto thënje të tij interpretohen për të ndjellë urrejtje dhe shtypje të njeriut,vuajtjen e njerzimit nuk do ta ëmbëlsonte aspak pamja e bukur e jezu krishtit!!nëse këto thënje/ide të tij do të sillnin paqe,mirqënje dhe begati!?
      sado i shëmtuar të ket pas qënë!?do të ishte i mrekullueshëm në përfytyrimin tonë!!
      interpretimi,o ish myslyman,interpretimi është ai që ka vlerë!!
      jo pamja e jezuit a muhametit!!

  • Pika te rente ty , kam qene myslyman dhe jam kthyer ne kristian , ku kam ndjere e ndjej , lumturine dhe kenaqesine me te madhe . Ju bej thirrje edhe myslymaneve te tjere te kthehen ne fene e te pareve te tyre , ne ate fe qe e beson gjithe bota e perparuar , demokratike e emancipuar , ne fene kristiane , qe dushmani ja u grabiti per 500 vjet rresht me forcen e shpates e te anxharit duke ju detyruar te besoni nje fe te huaj per Evropen , fene e shkretetirave arabe .

  • Bravo Krishti e paska pre mjekren me makine 10. E ka pas makinen e rrojes edhe me korent edhe me bateri. Hahahahahaha pika qe su bie per keto foto e lajme idiote.

  • Nashtithi nga kjo del që Krishti kish dalë nga …i mamasë me ndihmën e babait semit.
    Dmth vate ajo teoria e pjelljes me frimën e shenjtë të atij që ka pjellë dhe botën.
    Zgjidhni, ose njeri me prejardhje nga mamuni ose gjysmë njeri. Gjysma tjetër do diskutohet!

  • Sikur Neroni te mos i kishte vene zjarrin Romes dhe te mos ua hidhte fajin te krishtereve,Jezu Krishti do te ishte harruar qe 2 mije vjet me pare.Ne kohen kur jetonte Jezu Krishti,ne perandorine romake qarkullonin nja 270 profete te rreme si fakiret rreckamane ne Indi dhe Shamanet ne pyjet e Amazones.Per terslluk te njerezimit vete dhe Perandori Dioklecian dhe ua hedh kafsheve te egra ne Arene.Atehere te krishteret u shenjteruan dhe u bene si Edi Rama kur u godit me leva ne hunde nga Sali Lusha.Ishte Sali Lusha qe e shenjteroi Edi Ramen qe sot e kemi kryeminister.Se po te mos kishte pesuar ato fraktura ne hunde,jo kryeminister,por Fatos Nano nuk do te ishte kujtuar kurre per te.Mund te kishim nje piktor gjenial francez me origjine shqiptare te quajtur Edi Rama,por minister,kryetar bashkie,kryeminister me emrin Edi Rama nuk do te kishim.

    • Demo e vertete per numrin e profeteve, i sakte eshte krahasimi me politikanet e sotem… por neroni nuk ja ka vene kurre zjarrin romes , madje ka qene nje nga perandoret me popullore , pavaresisht shume difekteve te tjera qe ka pas. Lexo librat e historise e jo perrallat e hollivudit….fakti se perse u be feja kryesore e perandorise eshte pak me e komplikuar e ka shume spekullime edhe sot e kesaj dite

    • Keta pedera te Vatikanit jane abuzuesit e fese se krishtere sepse askund ne Bibel nuk lejohen veprime te tilla. E kunderta eshte me perkrahesit e Zylfikareve sepse atyre ju lejohet qe te jene pedofile, nekrofile,zoofile… I tille ishte edhe Muhamedi a.s.

  • Historia mbi Krishtin fillon ne diten e lindjes.Nuk flitet deri ne diten e persekutimit ne kryq.Ringjalljen mbas vdekjes ne kryq.
    Thon qe do vije tek ne si turist apo vizitor .Por deri me sot askund nuk shifet ndonji fare shejit.

  • Pajtohem me Andromeden. Nuk eshte figure historike, as personazh I cfaredo kategorie. Nuk njihet e nuk permendet per kohen kur thuhet se ka jetuar. E kunderta eshte me Muhametin.

  • per mendimin tim Marien e perdhunuan vellezerit ,Josifi budalla duke besuar se ajo ngeli shtatezane nga zoti,dhe keshtu Krishti na del dobic

  • …Po ,kush jeni ju, o vdekatare me “SHENJE”, qe vini ne diskutim JEZUSIN…!!!??? ZOTI ju falte…!!! …” Te lumtur jane ata qe nuk me pane , po me besuan…”…”Une jam me ju , deri ne fund te kesaj bote…”…Mjere ata qe e kerkojne lumturine jashte ZOTIT…! JEZUSI, eshte persenofikimi i DASHURISE, PAQES dhe FALJES, per te gjithe boten…!..

  • Flm Zoti-t
    qe man’fund te gjeten .
    Na keshe munguar shume .
    Per Krishtlindje behu i gjalle , se na ka marr malli
    atu befsha .
    Ore, sa i ngjan Agurit ,ndjes past ,
    Mos ja ver veshin shume njerezve sot ,

    (afrohe pak veshin : “jane te cmendur”)
    e e e ee e prandaj ,te besoj .
    Asnjji s’i shpeton dot mekatit dhe ja ku po e vuajn akoma ,mbas kaq shekujsh .
    Shko pak ke berberi para se te zbritesh nga qielli ,
    se te shajne maskarenjt pastaj .Thone qe s’je i bukur .
    Mirsetevish ne Shqipni .
    Vetem nji porosi .
    Vendos ne veshe nga ato tapat kundra zhurmes ,
    se gomaret pellasin cdo 3-4 ore ne dite nga maja e thanes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *