Zjarri në një spital psikiatrik në Rusi shkakton 23 viktima

Saimir Lleshi

Zjarri i rënë në një spital psikiatrik në Rusi, ka lënë pas 23 persona të vdekur dhe të paktën 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zjarri ra në rajonin qendror të vendit, në Voronezh.

Ndërtesa e spitalit u shkatërrua plotësisht nga zjarri, i cili ra mbrëmjen e së shtunës më 12 dhjetor 2015, ndërkohë raportohet që po hetohet se kush mund të ketë qenë shkaku i rënies së zjarrit.

Punonjës të spitalit deklaruan se brenda në ndërtesë ndodheshin rreth 70 pacientë, së bashku me të paktën 4 persona të personelit mjekësor. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *